E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol linjës së tensionit të lartë Shkodër-Elbasan

TIRANE- Persona të panjohur kanë vendosur një sasi eksplozivi në njërën nga shtyllat e linjës se tensionit të lartë 220 kilovolt Shkodër-Elbasan.Policia thotë se eksplozivi, i llojit tritol, ishte vendosur gjatë natës në shtyllën 220 kilovoteshe që ndodhet afër fshatit Prezë të Tiranës. Sipas policisë nga shpërthimi është dëmtuar njëra anë e shtyllës, e gjatë 8 metra.Ekspertë të policisë së Tiranës dhe të skuadrës së antiterrorit kane mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet procedurale. Në vendngjarje ndodhen dhe përfaqësues të KESH. Nga shpërthimi janë thyer xhamat e dritareve në banesat përreth zonës, si dhe eshte dëgjuar edhe në Fushë- Krujë.Disa banorë të zonës janë shoqëruar si të dyshuar për vendosjen e sasisë së tritolit në shtyllën e tensionit te larte. vazhdon (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›