E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufijte, gjenerali grek në Tiranë, 1 ditë para marrëveshjes

TIRANE- Një ditë para se qeveria shqiptare tëmiratonte marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, Shqipëria është vizituar nga Komandanti i Flotës detare greke, Jorgos Karamanliki. Në nëntor të 2008, gjenerali grek së bashku me komandantin e Flotës Detare shqiptare, Kristaq Gërveni zhvilluan në Korfuz negociatat sekretet për marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë të rreth 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon.“Gazeta Shqiptare” zbulon sot se pikërisht më 10 qershor 2009, komandati i Flotës detare greke Jorgos Karamanliki kishte zhvilluar një takim kokë më kokë me zv/shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Kristaq Gërveni. "Mësohet se takimi mes tyre është realizuar në ambientet e një prej hoteleve më luksoze të Tiranës dhe në lidhje me temën e bisedimeve nuk ka pasur një njoftim nga ana e Ministrisë sonë të Mbrojtjes. "- shkruan sot GSH.“Gazeta Shqiptare” arrin të sigurojë ekskluzivisht foton e këtij takimi. Vetëm 24 orë më pas ndodhi në datën 11 qershor 2009,Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë,ndërkohë që pakti detar ishte nënshkruar më 27 prill 2009, dhe “ekzekutivi kishte gati një muaj që nuk po shfaqte interes për t’u nxituar në miratimin e saj të shpejtë”- shkruan sot GSH.Një nga kriteret për ndarjen e re të kufirit detar me Greqinë ka qenë trafiku i anijeve në det. Zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Kristaq Gërveni pohoi në datën 8 dhjetor 2009, para Gjykatës Kushtetuese, se vija e kufirit është spostuar në drejtim të territorit shqiptar tek shkëmbi Barketa sepse sipas tij, kriter për ndarjen e ujërave territoriale ka qenë trafiku detar. Ai tha se Greqia ka më shumë anije dhe tragete sesa ne, ndaj dhe kufiri duhet të spostohej më afër bregut shqiptar.Pakti Qeveria shqiptare miratoi në prag të zgjedhjeve parlamentare marrëveshjen e shumëpërfolur me Athinën zyrtare “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Me firmën e të gjithë anëtarëve të kabinetit, qeveria e kryeministrit Berisha firmosi në datën 11 qershor 2009 dhurimin në favor të Greqisë të rreth 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. Në datën 25 shtator, komisioni parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje. Por në datën 15 tetor 2009, parlamenti shtyu pa afat ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pas presionit mediatik në rritje të “Gazeta Shqiptare”, e cila prej 8 muajsh po botonte fakte dhe dokumente mbi këtë çështje. Opozita e sensibilizuar nga faktet që vërtetonin shkeljet e shumta ligjore dhe cënimin e sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë, vendosi ta ankimojë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Ky institucion, në mbledhjen e datës 26 nëntor 2009 vendosi të pezullojë procedurat parlamentare të ratifikimit të paktit detar në Kuvend. Në datën 8 dhjetor Gjykata Kushtetuese përfundoi pas një seance maratonë që zgjati rreth 7 orë, shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste dhe tani pritet që ky institucion të japë vetëm vendimin.Në një intervistë dhënë pak ditë më parë për “Laiko Vima”, ambasadori i Republikës së Greqisë, Nikolaos Pazios deklaroi lidhur me çështjen e marrëveshjes së kufirit detar se “marrëveshja është tërësisht ligjore”. Ambasadori grek shtoi se “nuk mund të ndërhyjë në procesin e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje nga pala shqiptare”(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›