E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: çështja e emrit nuk zgjidhet me forcë

SHKUP- Problemi i cwshtjes sw emrit do të zgjidhet atëherë kur fqinji ynë do të fillojë të na trajtojë si popull me nevojat e veta, ndjenjat, emocionet dhe dinjitetin e vet, popull me veçantitë e veta, dhe të na shohi si njerëz, e jo si objekte të cilat mund të blihen ose nën presion të binden, tha kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në konferencën e 12-të të Unionit të grave të partisë."Neve na nevojitet dialog i arsyeshëm. Ne duhet të bisedojmë që më mirë të njoftohemi dhe kuptohemi. Bllokimet dhe mungesa e dialogut vetëm na largojnë. U provua edhe me embargo, u provua edhe me mbyllje të kufirit, u provua edhe me bllokim për hyrje në NATO, dhe bllokim për hyrje në BE. Dëgjuam nga ish-kryeministri, është provuar edhe me të holla. Kaluam edhe nëpër shumë faza të errëta dhe torturuese, është koha që të kuptohet se në këtë shtet ka dy milionë njerëz të cilët ndajnë vlera të njejta si edhe të tjerët në BE, njerëz të cilët jetojnë në shekullin 21 dhe presin të bisedojnë me vokabular të shekullit 21, e nuk janë kërkesa si të jemi në fund të shekullit 19 ose fillim të shekulit 20", theksoi Gruevski.Sipas tij, sprovë dhe sfidë serioze ishin shantazhet dhe presionet për ndërrim, jo vetëm të emrit, por edhe të identitetit të maqedonasve. "çfarë skenare të zeza na plasuan nga ana e palëve të ndryshme, të cilat duhej që shantazhin për pranim të të papranueshmës, ta bëjnë më tërheqëse", theksoi kryeministri.(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›