E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia dorëzon kandidaturën për në BE

STOCKHOLM- Në ceremoni, e cila do të fillojë në orën 14:30, do të jetë prezent edhe Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olli Rehn. Pas kësaj Tadic, Reinefeldt dhe Rehn do t’iu drejtohen gazetarëve. Qeveria e Serbisë ka sjellë të shtunën vendimin për dorëzimin e kandidaturës për anëtarësim në Union deri në fund të vitit, ndërsa Suedia, si kryesuese e BE, ka caktuar 22 dhjetorin si datë kur ky vendim mund të zyrtarizohet edhe formalisht. Kryeministri suedez, vendi i të cilit kryeson me BE deri në fund të vitit, porositi se presidenti Tadic është i mirëseardhur në Stockholm më 22 dhjetor, duke vlerësuar se me vendimin e saj për kandidim Serbia “ka bërë një hap historik”. Edhe shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, tha se vendi i tij është i gatshëm që të pranojë aplikacionin e Serbisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. “Serbia është e mirëseardhur të martën në Stockholm me kandidaturën e saj”, theksoi Bildt. Sipas procedurës së zakonshme, kërkesa i dorëzohet shtetit që kryeson m,e Unionin, në kryeqytetin e tij. Kandidatura për anëtarësim në BE paraqet hapin e radhës në integrimin e Serbisë në BE, i cili pason pasi që në fuqi të hyjë Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, ose përderisa zgjatë procesi i ratifikimit të saj. Pas kandidimit, kërkesa për fitimin e statusit të vendit kandidat do t vendoset në rend dite të takimit të Këshillit të Ministrave të BE, dhe nëse mbështetet nga ministrat e të 27 vendeve anëtare, ai i dërgohet Komisionit Evropian (KE). Pas kësaj KE i dërgon Serbisë pyetësorin e detajuar, ndërkohë që përgjigja për pranimin e kandidaturës pason pasi që shtetit që e dëshiron statusin e kandidatit të jetë përgjigjur në 1,000 pyetjet e atij pyetësori.(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›