Oketa Si inxhinier jam kunder prishjes se Piramides afrimi me Nanon po na ul imazhin
Ish kryeministri kundershton ne nje interviste ne Ora e Intervistes ne Ora News per gazetarin Alfred Peza ne te njejten kohe edhe rrezimin e dekreteve te Presidentit per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese ndersa per kandidimin e Nanos ne postin e kreut te shtetit thote se kjo nuk do e ndihmonte aspak PD-ne.
Zoti Oketa eshte bere nje debat ditet e fundit ne lidhje me nje vendim per ngritjen e nje korpusi te ri parlamentar diku ne hapesiren ku ndodhet sot ish-muzeu i diktatorit Enver Hoxha. Ju jeni dakord me prishjen e kesaj godine
Kjo eshte pika per te cilen kam me pak deshire per te
folur per arsye se eshte folur aq shume ne media. Opinionistet pa i lene radhe aspak specialisteve kane folur aq shume sa fatkeqesisht edhe per nje ceshtje te tille krejtesisht teknike qofte klasa politike shqiptare qofte opinioni publik eshte i ndare me dysh. Sigurisht qe une do ti pergjigjem kesaj pyetje dhe do ti pergjigjem shume sinqerisht pasi nuk kam asnje lloj kompleksi. Kam bere nje betim me veten se qe ne momentin qe kam vendosur te hyj ne nivele te politikes do te jem gjithmone i sinqerte dhe do te respektoj ne radhe te pare qytetaret e mi te cilet pikerisht per kete arsye me kane votuar. Pare nga kendveshtrimi i inxhinierit i profesionit tim une quhem inxhinier ndertimi dhe jo inxhinier prishje. shte veshtire te thuash me nje fjali te vetme nese ajo godine duhet prishur apo jo. Nuk marr persiper te bej arkitektin une jam inxhinier ndertimi. Por eshte nje ceshtje e cila sigurisht ha shume debat pavaresisht njohurive te kufizuara qe kam ne arkitekture. Por inxhinieri bashkepunon fort me arkitektin. Besoj se do te isha i pasinqerte dhe do te dilja kokulur perballe kolegeve te mi qofte arkitekte dhe qofte inxhiniere ne rast se do te thosha qe ai objekt nuk ka vlera arkitektonike dhe inxhinierike. Perkundrazi nga kendveshtrimi inxhinierik eshte nje zgjidhje teper elegante. Por keto jane terma te cilat i takojne fushes se inxhinierise dhe arkitektures. Une nuk marr persiper te flas ne emer te te gjithe qytetareve shqiptare dhe te them se cfare efekti psikologjik ka.
Jeni pro apo kunder prishjes se godines si inxhinier ndertimi
Si inxhinier jo.
Meqe e permendet pak me pare vete ku u desh te ndahej pyetja ne lidhje me raportet me Presidentin. Po marredheniet mazhorance - President si jane
Kur bejme analizen e ketyre marredhenieve duhen ndare ne dy elemente te rendesishem. Se pari marredheniet duhen analizuar si marredhenie institucionale dhe nese ne funksionimin e ketyre marredhenieve respektohet apo jo korniza ligjore. Pare nga ky kendveshtrim marredheniet jane krejt normale. Domethene Presidenti eshte ne drejten e tij Kushtetuese per te sjelle ne Kuvend dekrete te ndryshme apo per te kthyer ligje te ndryshme. Mazhoranca eshte krejtesisht ne te drejten e saj pare nga kendveshtrimi institucional per tu shprehur me vote pro apo kunder. Pare ne planin politik besoj se ka dicka qe sado te perpiqem une te them te kunderten nuk shkon. Fakti i insistimit ne rrezimin e kandidaturave per Gjykaten e Larte per Gjykaten Kushtetuese fakti per krijimin e disa procedurave te cilat pavaresisht se tingellojne shume demokratike teper transparente i referohen procesit degjimor te degjimit te kandidateve. Besoj se ishte nje ndryshim i cili ne rast se analizohet si i vecuar sigurisht tingellon si teper demokratik. Duke pare menyren sesi funksion duke analizuar te tere sistemin ne teresi do te beja nje krahasim te cilin per te fat te keq e gjen ne shume hallka kur ne bejme amendime qofte rregulloresh qofte te Kushtetutes qe eshte themeli i shtetit shqiptar. Krahasimi do te ishte ky Kemi nje makine Benz i marrim i heqim pasqyrat ia vejme nje Audi i heqim timonin dhe i vejme timon Volksvagen i ndryshojme motorin dhe i vejme motor japonez. Ne fund kerkojme qe kete ta quajme makinen me te mire. Kjo nuk mund te ndodhe. Pavaresisht se procesi degjimor eshte vertete transparent por menyra sesi po perdoret personalisht me ben... Une kam ndjekur me shume interes seancat degjimore permes medias. Por me akoma me teper interes kam lexuar procesverbalet e Komisionit te Ligjeve.
fare shije ju lene
Me teper sesa procesverbale pamjet e transmetuara ne media te lene vertete nje shije te hidhur. Une do te jem teper i sinqerte ne kete pergjigje. Personalisht nuk mendoj se ne si deputete ndihmojme ne forcimin e institucioneve aq me teper te gjyqesorit shqiptar per sa kohe nje kandidat i Gjykates Kushtetuese arrijme deri edhe e pyesim ke bere pushime jashte apo nuk ke bere pushime jashte. Disa pyetje te cilat nuk kane te bejne aspak me formimin e tij personal. Ne rast se do te shikohen ato procesverbale absolutisht do te dallohen rastet kur tendenca eshte fare e qarte. Po qendroj vetem kandidaturat e fundit te Gjykates Kushtetuese. Personalisht si perfaqesues i mazhorances dhe me besimin qe jam anetar i nje force te djathte mbeta keq kur komentet ishin qe refuzohen 3 kandidaturat per pasuri mospajisje me kase fiskale dhe nje element tjeter. Te rrezosh nje kandidature per Gjykaten Kushtetuese sepse eshte i pasur vetem nga nje force e djathte kjo nuk mund te pritet. Nga ana tjeter qofte per shkak te profesionit te inxhinierit qofte per shkak te karakterit qe kam kur hapet metri nese eshte nje meter eshte nje meter per te gjithe. Po ky komision Komisioni i Ligjeve dhe se bashku me te edhe si deputet i mazhorances kemi votuar nje kandidature te cilen me sinqeritetin maksimal e quaj te nderuar dhe do ta votoja perseri i cili ne seancen degjimore deklaron se ka nje shtepi ne proces legalizimi. Tani mund te me thoni nga kendveshtrimi ligjor dhe i korrekteses me ligjin cila eshte shkelje me e madhe ne rast se mospasje e nje kase eshte shkelje apo ndertimi i nje objekti pa leje
E kane me kandidatet apo e kane me Presidentin
Gjykoj se e kane me Presidentin. Personalisht mendoj se eshte nje rruge jo e duhur jane ceshtje te cilat fare mire mund te zgjidhen permes nje dialogu dypalesh. Aq me teper qe ne rrezuam disa kandidatura vendosem disa kushte dhe thame se nuk duhet te kene asnje eksperience te para 90-es. Kandidaturat e fundit te paraqitura i plotesojne keto kushte.
Pak dite me pare ne nje media zoti Fatos Nano ka shprehur ambicien e tij publike per te qene kandidat per President. Ju do ta votoni Fatos Nanon President
Une jam thirrur per te kandiduar ne vitin 2005 pikerisht per te larguar nga politika apo nga keto nivele politike zotin Nano. Jo vetem zotin Nano por edhe menyren sesi zoti Nano qeveriste vendin. Pikerisht kjo me ka motivuar fort qe te pranoj oferten e bere nga forca te cilen une i perkisja per te kandiduar. As une as PD nuk i heqim dot te drejten zotit Nano per te shpalosur apo per te pasur ambiciet e tij. Por zoti Nano ambiciet e tij duhet ti konkretizoje jo tek PD por tek forca politike nga e cila ai ka dale. Une nuk mendoj se i takon mazhorances aktuale te merret me ceshtjen se cili eshte lideri historik i Partise Socialiste. Ne rast se zoti Nano deshiron te hedhe kandidaturen e tij ajo kandidature do te ishte ne nderin e zotit Nano te vinte nga Partia Socialiste. Nuk besoj absolutisht se do te na bente nder hipotetikisht flasim se nuk besoj se kjo gje do te ndodhte asnjehere. Ne rast se zoti Nano do te ishte si nje kandidature e opozites atehere sigurisht do te ishte nje ceshtje e nje kompromisi politik midis dy forcave politike. Kur te vije momenti ne kemi nje President aktual dhe do te ishte ne nderin e Kuvendit te Shqiperise ne nderin e te gjithe politikes shqiptare te respektonte institucionin e Presidentit te bente perpjekjet maksimale per te bashkerenduar punen dhe perpjekjen e te gjitha institucioneve ne menyre qe ky raport Kongresi te korrigjoje ato verejtje qe ka. Klasa politike shqiptare te gjitha institucionet shqiptare te bejne hapa te tjere perpara drejt integrimit ne Bashkimin Europian. eshtja e Presidentit eshte teper e larget pasi kemi ceshtje te tjera te zhvillimeve politike priten zgjedhjet lokale.
Nje personazh politik qe ka qene Kryeminister ka shprehur ambicien per te qene President ju do tia jepnit voten apo jo
Do ti jepja voten ambicies Ambicies nuk do tia jepja.
Ne 16 dhjetorin e 2009 zoti Berisha dorezoi pyetesorin. Ne rrugen e kthimit ndaloi ne Vjene dhe u takua me zotin Nano. Si e keni pritur kete veprim
Kjo eshte nje pyetje e cila duhet ti adresohet kryeministrit Berisha. Se si dhe perse kryeministri Berisha eshte takuar me zotin Nano kjo eshte nje ceshtje e zotit Berisha dhe zotit Nano. Pare ne kendveshtrimin njerezor nuk shoh asnje gje te keqe ne nje takim te tille. Me pas pare ne nje kendveshtrim politik eshte nje ceshtje tjeter. Une jam nga ata perfaqesues te mazhorances te cilet nuk e shohin zgjidhjen apo forcimin e mazhorances nepermjet kontributit te zotit Nano apo influences qe zoti Nano mund te kete ne grupin parlamentar te PS-se. E prekem edhe pak me pare kur folem per levizjen e deputeteve cdo levizjes deputetesh cdo kontribut qe zoti Nano mund te jepte duke bere qe mbeshtetes te tij te kalonin prane mazhorances duke kaluar tek LSI-ja do te ishte nje zgjidhje momentale e cila besoj se nuk do ta lehtesonte krizen por perkundrazi do ta thellonte dhe jam i sigurt se ne opinionin publik tek qytetaret shqiptare do te na ulte imazhin. Jane komente te cilat ne ne takime ne kontakte me qytetare te ndryshem i marrim dhe pothuajse asnjeri prej tyre nuk eshte shprehur i lumtur apo pozitivisht per keto kapercime deputetesh.