E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol në autobusin e linjës Sarandë Tiranë

Një sasi e madhe tritoli ka shpërthyer mbrëmë në autobusin e linjës Tiranë – Sarandë, gjë që ka alarmuar të gjithë banorët dhe kalimtarët e rastit të qytetit jugor.

Autobusi kishte dy ditë i parkuar pranë një pike karburanti, ndërkohë që mbrëmë  është hedhur në erë nga persona ende të paidentifikuar.

Autobuzi me targa SR4546 B , me shofer Vasil Papa , përshkonte distancën Sarandë –Tiranë e kthim sipas një grafiku të përcaktuar nga shoqata e shoferëve të kësaj linje.   Sipas kolegëve shoferë , lënda plasëse është vendosur ose për ta dëmtuar  autobusin që të mos dalë më në punë në këtë linjë  dhe së dyti për të frikësuar pronarët për të hequr dorë nga linja Sarandë- Tiranë , e cila rezulton shumë e lakmuar për vetë fitimet që ajo ka.

Sipas tyre  përfitimet e mira nga kjo linjë kanë ngjallur xhelozinë e konkurrencës. Këto kohë janë edhe më të mbingarkuarat në linjat urbane pasi transportohen nxënësit për në fakultete ose shkolla të ndryshme.

Nga ky shpërthim nuk ka patur të lënduar  dhe për fat ka shpëtuar nga plasja edhe pika e karburanti. Policia  e cila ka dokumentuar ngjarjen është vënë në kërkim te autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›