E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ajror në Rusi, vdesin 88 persona

Një avion rus Boeing 737 – 500 ka rënë sot afër maleve Ural, duke lënë të vdekur 88 pasagjerë dhe bordin.

Avioni, nën pronësinë ruse, Aeroflot, bënte udhëtime ndërkombëtare nga Moska. Ai ka rënë duke u përpjekur të  ulej në qytetin Perm.

Televizionet kanë transmetuar pamje të avionit që vazhdonte të digjej dhe zjarrëfikësit që mundoheshin të shuanin flakët.

Investiguesit kanë gjetur dy kutitë e zeza të mbetura nga avioni nga të cilat pritet të zbulohet edhe shkaku i rënies së avionit 16- vjeçar, Boeing. Nuk ka asnjë lajm për sulm ose sabotim.

Bë bord kanë qenë 88 vetë, 82 pasagjerë dhe 6 ekuipazh” – thanë burime nga zyra e emergjencës në ministri.

Ndër pasagjerët e ngelur të vdekur, 9 kanë qenë nga Azerbajxhani, 5 nga Ukraina, dhe të tjerët nga një për secilin shtet, Francë, Zvicër, Letonia, SHBA, Gjermania, Turqia dhe Italia.

Midis të vdekurve shtatë ishin fëmijë.

Ky aksident ajror është ndër më tragjikët që pas rënies së një avioni tjetër TU-154 në gusht të vitit 2006 ku mbetën të vdekur të paktën 170 persona.

Kontakti me avionin është humbur në një lartësi prej 1100 metrash në kohën e uljes për në tokë.

Kompania menjëherë ka bërë të ditur se do të paguajë shpenzimet prej 77 800 dollarë për të afërmit e viktimave.

Një avion tjetër i Aeroflot ka pësuar aksident në Mars të vitit 1994 në Siberi ku humbën jetën 70 persona. Investiguesit nxorrën si shkak djalin adoleshent të pilotit i cili kishte fikur pilotin automatik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›