E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritoli në TV plazma, zbardhet ngjarja

Banesa ku ndodhi shpërthimi në Sauk

Luan Dervishi kishte llogaritur edhe detajet më të imëta në planin e hakmarrjes ndaj vrasësit të xhaxhait të tij disa vjet më parë. Hasmi, Xhevdet Xhebrahimi, nuk duhet të kuptonte asgjë.Dhe në të vërtetë, nuk kuptoi asgjë, derisa shpërthimi i një sasie tritoli brenda një televizori, që i kishte shkuar si dhuratë në shtëpi, i mori jetën. Gjykata e Tiranës zbardh vendimin që dënoi me 25 vjet burg Luan Dervishin, autorin e ngjarjes së 10 qershorit 2010 në Sauk, në banesën e familjes Xhabrahimi. Këtë ditë, nga shpërthimi i një televizori, brenda të cilit ishte montuar lëndë plasëse, u vranë dy persona, u plagos një i tretë, si edhe u dëmtua rëndë banesa. Gjykimi i Luan Dervishi u zhvillua me kohë të shkurtuar, ndaj, nga burgu përjetë, Gjykata e Tiranës dha masën 25 vjet burg. Gjatë gjykimit, Dervishi pranoi autorësinë e ngjarjes dhe pohoi se motivi i saj ishte hakmarrja për vrasjen e xhaxhait të tij.
VENDIMI I GJYKATËS
I pandehuri Luan Dervishi, i datëlindjes 03.09.1985 ka lindur dhe është banues në fshatin Picallë të Rrethit të Tiranës. Prej kohësh ai dhe familja e tij kanë qenë në konflikt me familjen e Xhevdet Xhabrahimit, banues në fshatin Sauk i Vjetër, për shkak se ky i fundit është akuzuar se ka vrarë përpara disa vitesh xhaxhain e të pandehurit Luan Dervishi (shtetasin Naim Dervishi). Si pasojë, Luan Dervishi ka vendosur të hakmerret ndaj Xhevdet Xhabrahimi dhe për këtë ai ka menduar edhe skenarin se si do të realizonte qëllimin e tij kriminal. Rreth 10 ditë para ngjarjes së ndodhur në 13 qershor 2010, i pandehuri ka shkuar në njësinë e produkteve të kompanisë Digitalb, që ndodhet në Rrugën e Elbasanit dhe, pasi ka marrë kontakt me shitësen e kësaj njësie, shtetasen Iris B., ai i është prezantuar asaj me emrin Dorian Çela. I pandehuri i ka kërkuar që ajo të dërgonte nëpërmjet kësaj kompanie një porosi si dhuratë, një mikut të tij të cilit dëshironte tia bënte surprize. Dhuratat që i pandehuri do të bënte surprizë ishin karta smart, dekoderi dhe seti parabol. I pandehuri ka njoftuar shitësen se do të sillte në këtë njësi edhe një televizor dhe të gjitha këto së bashku të transportoheshin me makinën e kompanisë Digitalb me qëllim që dhurata surprizë të ishte sa më e besueshme.
Pasi kane rënë dakord me shitësen për sa më sipër, Luan Dervishi është larguar për tu paraqitur sërish në datën 09.06.2010, rreth orës 10.30-11.00, ku rezulton që në këtë rast i pandehuri të jetë paraqitur me një veshje me kostum të kuq sportiv, një kapele, një palë syze si dhe mbante një patericë dhe njëkohësisht kishte fashuar dorën e krahut të majtë të lidhur me një fasho në pjesën e qafës. Ndërkohë që ka hyrë, ai i është prezantuar shitëses, si djali i cili kishte ardhur ditë më parë dhe kishte bërë porosinë, duke u justifikuar se nuk kishte ardhur më parë për shkak të një aksidenti rrugor që i kishte ndodhur në Maqedoni dhe ai kishte qenë në gjendje kome. Pasi këtij komunikimi, i pandehuri Luan Dervishi ka rënë dakord me shitësen Iris B. për blerjen e pajisjeve të mësipërme, duke bërë edhe pagesën e tyre. Pas kryerjes së pagesës, i pandehuri i ka kërkuar shitëses që ajo ti bënte një telefonatë nëpërmjet telefonit të saj shtetasit Altin Xhabrahimi, numrin e të cilit ja ka dhënë ai vete, duke e sqaruar atë se ky ishte miku i tij, ku do të shkonte dhurata-surprizë. Ai i ka sugjeruar asaj që në këtë telefonatë ti thoshte shtetasit Altin Xhabrahimi se dhurata që do ti shkonte, ishte për shkak se ai ishte fitues i një lotarie të organizuar nga Kompania Digitalb. Duke besuar në sa më sipër, shitësja ka pranuar dhe ajo ka telefonuar shtetasin Altin Xhabrahimi duke i thënë atij se ai ishte fitues i lotarisë Digitalb dhe për këtë arsye atij do ti shkonte dhurata në shtëpi. Nga ana e tij, shtetasi Altin Xhabrahimi, i surprizuar, ka falënderuar shitësen dhe ka qenë në pritje të kësaj dhurate. Gjatë momentit të bisedimit në këtë njësi, ka ardhur shoferi i taksisë me të cilin i pandehuri kishte ardhur aty dhe, gjatë këtij momenti, i pandehuri i është drejtuar shitëses se, ky do të ishte shoferi që do sillte edhe televizorin e blerë prej tij. Ai ndërkohë i ka dhënë shitëses edhe numrin e telefonit dhe emrin e shoferit të taksisë. Mbas këtij veprimi, i pandehuri i ka kërkuar taksistit ta çonte në QTU për të blerë televizorin. Taksisti kundrejt pagesës ka pranuar dhe ata kanë shkuar në QTU, ku i pandehuri ka blerë televizorin dhe ndërkohë i ka kërkuar punonjësve tia transportonin televizorin deri tek taksia, sepse nuk mundej ta ngrinte vetë, për shkak të dëmtimeve në dorë. Mbasi ka marrë televizorin me taksinë, ai ka shkuar në banesën e djalit të xhaxhait Denis D., të ndodhur në rrugën e Kavajës, dhe me ndihmën e taksistit e ka ngjitur në këtë banesë. Pasi ka përcjellë shtetasin Denis Dervishi për në fshatin Picallë, i pandehuri i ka marrë këtij të fundit çelësin e banesës së tij, ku ai kishte lënë televizorin dhe, pasi është kthyer në të, ai ka montuar vetë lëndën plasëse, ku sipas pohimeve të mëpasme të tij, ai ka pohuar se atë lëndë e ka siguruar që prej disa vitesh, ndërsa montimin e saj ai pohon ta ketë mësuar nëpërmjet transmetimeve të emisioneve shkencore në TV. Mbasi ka mbaruar punë, ai e ka nxjerrë televizorin poshtë pallatit dhe ka marrë në telefon taksistin, të cilit i ka thënë të merrte televizorin të cilin e kishte lënë poshtë shtëpisë dhe ta çonte tek njësia e Digitalb-it, sepse, sipas tij, ai do të shkonte në Maqedoni për shkak të një vizite mjekësore. Taksisti ka pranuar dhe ndërkohë i pandehuri ka porositur një djalë të vogël që të rrinte tek televizori sa të vinte taksisti, duke i dhënë këtij të fundit 1.000 lekë për shërbimin. I pandehuri ndërkohë është fshehur dhe ka vëzhguar deri sa ka ardhur taksisti dhe ka marre televizorin. Mbasi është siguruar që është marrë televizori, ai i ka telefonuar përsëri taksistit duke i thënë se, nëse nuk mund ta çonte televizorin sot në dyqan, le ta mbante në shtëpi dhe ta çonte nesër. Taksisti ka pranuar dhe kështu të nesërmen e kësaj dite, më datën 10.06.2010, rreth orës 10.00, ai ka shkuar në njësinë e Digitalb-it dhe është prezantuar duke lënë televizorin në një cep të dyqanit. Pas pak çastesh, shitësja e njësisë, Iris B., ka bërë mbushjen e fletës së garancisë në emër të shtetasit Altin Xhebrahimi dhe me punonjësin e njësisë dhe me makinën me logon e Digitalb-it e ka nisur porosinë në drejtim të adresës së dhënë në Sauk të Vjetër, në banesën e shtetasit Altin Xhabrahimi.
Rezulton nga aktet, se punonjësit e kësaj Kompanie, pasi kanë çuar televizorin në banesën e shtetasve Altin dhe Xhevdet Xhabrahimi si edhe aparatet dixhitalb, me automjetin e kësaj Kompanie dhe, pasi i kanë vendosur këto pajisje në sallonin e ndenjës së kësaj banese, e cila ndodhet në fshatin Sauk i Vjetër, ata janë larguar. Shtetasi Xhevdet Xhabrahimi (njëri nga viktimat), me qëllimin për ti vënë në punë këto pajisje, ka thirrur për ti montuar ato shtetasin Luan Brahja (njëri nga viktimat), i cili ka ardhur e ka filluar montimin. Ky i fundit, mbasi ka montuar televizorin, i ka kërkuar shtetasit Xhevdet Xhabrahimi ta vendosë në prizë televizorin dhe ndërkohë ai ka shtypur butonin për ta ndezur atë. Në momentin që shtetasi Luan Brahja ka shtypur butonin, lënda eksplozive e vendosur në televizor ka shpërthyer dhe si rezultat i këtij shpërthimi ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Xhevdet Xhabrahimi dhe Luan Brahja si dhe është plagosur rëndë shtetasi Altin Xhabrahimi. Ky shpërthim është realizuar si pasoje e aktivizimit të lëndës plasëse tritol në masën 500 gram e vendosur prej të pandehurit brenda televizorit, duke lidhur përcjellësat e kapsollës elektrodetonatore në qarkun elektrik të televizorit, i cili, kur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›