E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet ne Paskuqan versionet e dy kandidateve

Vetëm pak ditë larg zgjedhjeve të 8 majit situata tensionohet dhe më tej, por kësaj here me akuza të drejtpërdrejta mes kandidatëve.

Prej kohësh incidentet e flamujve, banderolave dhe posterave kanë kthyer në një situatë të pazakontë madje shumë herë të rrezikshme, atë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.

I tillë është dhe rasti i Paskuqanit, ku vetëm një ditë më parë janë shënuar incidente të cilat sipas kandidatit socialist, Hazbi Arapi kanë pasur dhe terror me armë.

“Dje, nën drejtimin e Fatos Rexhës është bërë kërcënim direkt në një nga lokalet e shpatit me armë, duke kërcënuar të gjithë mbështetësit e Hazbi Arapit. Mbrëmë në rrugicën ku ndodhemi, deri në mesnatë është patrulluar nga simpatizantët e PS-së për ruajtjen e banderolave. Dje, këtu kanë qenë flamujt e PS dhe të miat.  Sot, po t’i shikoni ato janë grisur dhe hedhur në tokë”- tha kandidati socialist, Hazbiu.

Por pretendimet e kandidatit socialist janë hedhur poshtë nga ai democrat, Fatos Rexha i cili tha për Albanian Screen se heqja e simboleve partiake bëhet nga vetë simpatizantët socialistë për të krijuar një situatë të tensionuar.

“Ata i kanë parë të gjithë banorët. I vendosin vetë flamujt dhe vetë i kanë grisur. Unë nuk kam kohë për të humbur me këto gjëra vetëm se i garantoj nga ana ligjore. Zotëria që më ka akuzuar të shkojë në dyert e insticioneve. Unë jam i hapur të përgjigjem për çdo gjë”- tha kandidati dekmokrat Rexha.

Vetëm disa ditë më parë policia siguroi se fushata zgjedhore do të jetë e qetë, ndërsa për këtë janë angazhuar trupa policore dhe në pikat e shtabeve elektorale.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›