Itali, tre të arrestuar për trafik droge: bllokohen 236 kg kokaine
MILANO- Policia italiane e Milanos sekuestroi 236 kg kokainë si dhe arrestoi tre persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Sipas policisë vlera e drogës së bllokuar arrin në 40 milionë euro.Të arrestuarit me origjinë nga vendet e ish- Jugosllavisë u arrestuan në Tirrenia ku dhe kishin fshehur sasinë e madhe të lëndës narkotike në një vilë që ndodhej në këtë zonë.
Sipas policisë të arrestuarit janë anëtarë të një celule operative në territorin e lombaridisë dhe pjesë e një organizate droge e cila merret me shitjen e drogës në Milaon dhe në provincat përreth. Hetimet kishin nisur që në shkurt të 2008. Gjatë hetimeve në pranga kanë përfunduar dhe 4 të arrestuar si dhe është sekuestruar sasia prej 200 kilogra kokainë.
(s.g/BalkanWeb)