E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfon Alonso, Masa rikuperon 2 pikë

Mes Luis Hemilton e Felipe Masa duket një garë që nuk dëshiron të fitojë titullin. Dhe krejt në heshtje fiton Fernando Alonso. Ashtu siç ndodhi në Singapor, dy javë më parë, spanjolli i Renault ka përfituar nga gafat mes dy rivalëve në luftë për titull kampion dhe ka triumfuar me meritë të plotë në xhiron e Japonisë. Një triumf neto ndaj BMV-së së Kubikas dhe të Ferrarit të Kimi Raikonen. I katërti Nelsinjo Piket që konfirmon punën e madhe në shtëpinë e Renaultit.

PRETENDETËT - Po dy të shumë priturit? Felipe Masa e ka mbyllur në vendin e tetë, Luis Hemilton i 12-ti. Masa ka rikuperuar kështu një pikë në klasifikim gjatë garës dhe një pikë nga penalizimi i Budrde. Por pozicionet e të dyve janë fryt i shumë episodeve polemizuese në xhiron e parë. Në fakt decizive ka qenë xhiroja e parë. Hemilton është parakaluar në nisje nga Raikonen dhe ka kërkuar një parakalim të pamundur ndaj finlandezit. Kështu e ka humbur shumë, ndërsa ferraristi, Kubika dhe Alonso kanë përfituar. Por nuk ka përfunduar.

MOVIOLA - Në këtë garë ka pasur shumë material për moviolën. Hemilton sulmon dhe e kalon Masën, i cili reagon keq, pret shkurt një kthesë dhe godet rivalin. Për komisarët nuk ka dyshim: "drive through" për Hemiltonin për manovrën me Kimin dhe të njëjtin penalizim për Masën në manovrën ndaj Hemilton. Gara e çmendur e dy rivalëve në luftën për titull është vendosur praktikisht kështu. Ka pasur edhe një penalizmin tjetër, pasi Felipe është prekur me Burde, i cili rifutej në pistë nga një "pit stop". Pas garës, komisarët e kanë ndëshkuar pilotin e "Toro Rosso"-s dhe Masa ka rekuperuar edhe një pikë.

LLOGARITË - Sigurisht në fund i ecën diçka më mirë Ferrarit, sepse ka qenë autor i një dopjete të bukur, me rimarrjen e kreut të konstruktorëve. Diçka ka humbur Hemilton, pasi ngushtohet me dy pikë distanca mes tij dhe Masës. Mbi të gjitha për të është rihapur debati për kualitete reale në momentin e duhur. Gara e kryesuesve është vendosur nga besueshmëria e skuadrave dhe aftësia e Briatores për të menaxhuar "pit stop"-et. Pas të parit Alonso ka kaluar Kubikën dhe nuk e ka lëshuar kreun.

DEKLARATAT - Felipe Masa e shikon gotën gjysmë të mbushur pas 2 pikëve të rekuperuara: "Ishte një garë shumë e çuditshme: por nuk mund të them se ka qenë një fundjavë as negative. Përplasja me Hamilton? Në kthesë u futëm të dy, por ai më shtyu në bar, prandaj u prekëm". Edhe Hemilton nuk mendon se ka ndodhur ndonjë gjë madhe: "Humbëm vetëm dy pikë, kjo nuk bën diferencën. Felipe ishte shumë agresiv". Më i kënaquri në këtë mes është Alonso: "Është shumë e vështirë ta besosh, ishte e papritur. Nuk e besoj, duhet të më jepni pak kohë. Është e pabesueshme për ne të lëmë pas Ferrarin e MekLarenin".

FORMULA 1

Klasifikimet

Pilotët

1 Luis Hemilton 84

2 Felipe Masa 79

3 Robert Kubika 72

4 Kimi Raikonen 63

5 Nik Hajdfeld 56

6 Heiki Kovalainen 51

7 Fernando Alonso 48

8 Jarno Truli 30

9 Sebastian Vetel 29

10 Mark Veber 20

10 Timo Glok 20

Konstruktorët

1 Ferrari 141

2 MekLaren 135

3 BMV Sauber 128

4 Renault 66

5 Toyota 50

6 Toro Rosso 36

7 Red Bull Racing 28

8 Uilliams 26

9 Honda 14

10 Force India -



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›