E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia nis shkurtimet plani prej 45 mld eurosh i qeverise

Italia planifikon të nisë shkurtimet buxhetore një vit më parë nga sa ishte parashikuar. Qeveria bëri publik planin prej 45 miliardë eurosh, i cili përfshin uljen e kostove dhe rritjen e taksave. Hollësitë mbi kursimet dolën pas takimit urgjente të një dite më parë të kabintetit qeveritar. Ai përfshin një taksë të re solidariteti për ata që kanë fitime të larta. Kryeministri Italian, Silvio Berluskoni tha se nuk e gëzonte fakti për rritjen e taksave.

“Në këtë situatë është e qartë që neve na vjen shumë keq kur mendojmë që ishim zotuar të mos fusnim kurrë duart në xhepat e qytetarave. Por situata e ekonomisë botërore ka ndryshuar. Ne po përballemi me sfidën më të madhe të planetit. Është një sfidë që ka goditur ekonominë më të madhe, SHBA-në”, u shpreh ai.

Qeveria kështu u është përgjigjur zërave kritikë, sipas të cilëve nuk ka pasur një plan të qartë për balancimin e buxhetit. Pritet që plani i parë i shkurtimeve në masën 20 miliardë euro të nisë vitin që vjen, ndërsa pjesa tjetër prej 25.5 miliardë eurosh në vitin 2013. Plani i ri, duhet të miratohet nga parlamenti brenda 2 muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›