E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI, Buxhaku: Do të zbatohet marrëveshja e Ohrit

Shkup-Kandidati për president nga Bashkimi Demokratik për Integrim Agron Buxhaku, theksoi se Marrëveshja kornizë e Ohrit do të zbatohen në tërësi. Sipas tij, BDI-ja është faktor i rëndësishëm në Maqedoni dhe pa të nuk mund të funksionojë asnjë qeveri. “Jam optimist se atëherë do të jetë më mirë për të gjithë. Gjithashtu jam optimist se në tërësi do ta zbatojmë Marrëveshjen kornizë të Ohrit. Optimizmi nuk bazohet në supozime, por në atë që çdo ditë e shikoj dhe e përjetoj nga pritja tek njerëzit”, tha Buxhaku, para banorëve të komunës së Bërvenicës dhe Zhelinës.

Enver Pajaziti, kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, premtoi se do t’i realizojë kërkesat e banorëve, sepse ato janë reale. ”Nuk premtoj punë të pamundura, por vetëm atë që mund ta realizoj. Derisa kemi qenë në opozitë kemi hasur në shumë obstruksione në komunat ku kemi pasur kryetarë tanë, por tani gjithçka është më ndryshe. Kemi mbështetje edhe nga pushteti qendror”, tha Pajaziti.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se është krenar sepse në Shkup ka përmendore të Skënderbeut, në Tetovë ka dy universitete, ndërsa gjuha shqipe përdoret në nivel lokal dhe qendror. “Para nesh ka ende shumë punë. BDI-ja ka kapacitet edhe kuadro që t’i zbatojë”, tha Ahmeti. /lajm/start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›