Triumfon tenisti serb Gjokovic

Mbreti është sërish i njëjti. Edhe pas 3 vitesh radhazi. Titulli kampion për meshkuj në Australian Open u fituar nga Novak Gjokoviç, me numrin 1 të botës në tenis që fitoi 3-1 finalen e madhe ndaj Andi Marrejt.
Pavarësisht presionit të madh dhe rezistencës së jashtëzakonshme të britanikut në dy setet e parë, sërish tenisti serb arriti të triumfonte. Me titullin e tretë radhazi në Melburn, ai hyn në histori, pasi bëhet i pari tenis që e realizon këtë gjë në Australian Open në epokën moderne të këtij sporti.
Marrej, gjithsesi, fitoi setin e parë pas lojës vendimtare, me rezultatin 7-6. Seti i dytë gjithashtu ishte i barabartë dhe asnjëri nga tenistët nuk e humbi shërbimin e tij.
U desh edhe në të të zhvillohej loja vendimtare, taj-brejk, por këtë herë suksesi ishte i Gjokoviçit.
Pas kësaj nisi diferencimi. Numri 1 i botës tregoi forcën e tij të madhe fizike dhe psikologjike, ndërsa Marrej ndjeu lodhjen për shkak të gjysmëfinales së jashtëzakonshme ndaj Rozher Federerit.
Novak e fitoi setin e tretë 6-3, në mënyrë bindëse, duke u vënë në komandë të ndeshjes.
Seti i pestë nuk pati asnjë diskutim dhe ishte një marshim triumfal i kampionit. Vetëm fillimi ishte i njëjtë, me rezultatin 1-1, por më pas serbi nuk gaboi asgjë. Ai theu dy herë shërbimin e kundërshtarit për të arritur në epërsinë 5-1 dhe përfundimisht fitoi setin 6-2 dhe krejt ndeshjen 3-1.
Triumf i merituar i tenistit më të mirë në botë që do të synojë të tjerë Grand Sleme përveç 6 titujve që ka fituar deri tani.