Trojanet vijnë në Dodonë
Trojanet është adaptuar nga versioni i tragjedisë antike të Euripidit më të njëjtin emër.
Adaptimi dhe regjia është bërë nga Elmaze Nura, koreografia nga Agnes Nokshiqi, ndriçimi nga Skënder Latifi, asistent regjie: Diar Xani.
Në role janë të angazhuara: Sheqerije Buqaj, Florentina Ademi, Shpresa Salihaj, Dafina Berisha, Sindi Çitaku, Astrit Geci, Kremtim Krasniqi dhe Glauk Haxhiaj.
Trojanet, vjen në skenë si protestë kundër luftës, vrasjeve dhe robërimit. Portreti artistik i pasojave të shkatërrimit të Trojës, vjen si një përshkrim i thellë i sjelljes barbare të grekëve që skllavëruan gratë dhe vranë fëmijë. 2500 vite më vonë në Kosovë, historia përsëritet.
Gratë përdhunohen, burrat vriten, fëmijët masakrohen nga serbët. Në shfaqjen ‘Trojanet’, gjejmë të bashkëdyzuar një tekst antik, i adaptuar për kohët moderne dhe pjesët koreografike shprehin përjetimet e luftës së fundit në Kosovë.