Dita ime me Monroe

Janë imazhe bardh e zi të cilat publikohen për të parën herë nën dixhiturën “Dita ime me Marilyn”. Janë imazhe të cilat kanë qëndruar të fshehura e të ruajtura me fanatizëm në një sirtar për mëse 60 vjet e që sjellin ikonën seks-simbol të Hollywood-it gati në përditshmëri, por me hijeshinë që s’mund t’i mungojë asnjëherë.
Bëhet fjalë për fotografi të realizuara pak kohë para se Marilyn Monroe të shndërrohej në një prej aktoreve më të famshme të të gjitha kohërave. Por ama imazhi i saj është gati i njëjtë, bionde dhe e kuruar mirë, e veshur në të bardha, kur ishte vetëm 24-vjeçe, por që nga këto fotografi kushdo mund ta kuptojë natyrshmërinë e saj të lindur përpara kamerës apo objektivit të aparatit fotografik.
Është fotografi Ed Clark ai që e ka fokusuar aktoren në Griffith Park në Los Angeles në gusht të vitit 1950, duke e shndërruar ikonën Monroe në një ‘mbretëreshë të pyllit”.