E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojet e Kasharit, banoret denoncuan zyrtaret

Abuzimet me pronat e Kasharit dhe perfshirja ne korrupsion e kryeplakut aktual dhe te nje bashkepunetori, te cilet rane ne pranga dy dite me pare, ka ardhur pas denoncimeve te vete banoreve qe pretendojne se u jane zhvatur trojet. Burime nga Prokuroria e Tiranes, e cila po heton ne lidhje me pronat ne kete fshat, ka bere te ditur se dy te dyshuarit, Bashkim Kusi, 45 vjec, vellai i biznesmenit te vrare vitin e kaluar ne Kombinat, Durim Kusit, si dhe Ruhi Valiasi, 46 vjec, kryeplak i fshatit Kashar 2, jane denoncuar nga vete banoret, nepermjet dokumenteve te dorezuara ne kete institucion gjate hetimeve. Numri i kallezimeve arrin deri ne 30 dhe kane qene shkak i nisjes se hetimeve ndaj tyre, pas arrestimit te shtate zyrtareve dhe shoferit te komunes Kashar, fundvitin e kaluar. Pas marrjes se te dhenave nga vete hetuesit, por edhe pas verifikimit te dokumenteve ne kadaster, te cilat jane sekuestruar nga ana e prokurorise, ka rezultuar se Kusi dhe Valiasi kane kryer veprat penale te “korrupsionit pasiv te funksioneve te larta shteterore, ose te zgjedhurve vendore”, “pastrimit te produkteve te vepres penale”, dhe te “falsifikimit te dokumenteve”. Burime nga prokuroria bene te ditur se do te verifikohen te gjitha dokumentet si dhe kallezimet e bera per te pasur nje ide sa me te qarte te abuzimeve te kryera prej secilit prej te dyshuarve te arrestuar tri dite me pare, ndersa iu kapen edhe dy arme. Nga ana tjeter, burimet kane bere te ditur se do te presin te gjithe banoret qe duan te kryejne denoncime ne lidhje me abuzimet qe jane bere me pronat e tyre. Kryeplaku aktual, i cili ka rene ne pranga dy dite me pare se bashku me banorin e ketij fshati, dyshohet se kane mbivendosur disa prona ne emer tjeter, duke i kthyer keto te fundit me disa pronare. Sot pritet qe ne Gjykaten e Tiranes te behet edhe vleresimi i mases se sigurise, e dhene tri dite me pare ne mungese nga ky institucion. Sipas burimeve, do te merren ne pyetje dhe vete banoret, te cilet kane kryer keto denoncime prane organit te akuzes per te zbardhur te gjithe ngjarjen ne lidhje me abuzimet e trojeve. Kusi dhe Valiasi rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar “Kashari 2” vazhdim i hetimeve te kryera ne lidhje me 8 personat e arrestuar pak muaj me pare, per abuzime ne prona ne kete fshat.

R.Caushaj

Prokuroria, verifikim dokumenteve

Zyrtare te prokurorise thane se do te verifikohen te gjitha dokumentet e sekuestruara ne banesat e kryeplakut dhe bashkepunetorit te tij, tri dite me pare, te cilat kane qene certifikata pronesie te personave te ndryshem, plan-vendosje, harta regjistruese, gent- plane per parcela toke te komunes Kashar. Kusi e Valiasi akuzohen per bashkepunim ne keto veprime.

Operacioni, nente te arrestuar

Operacioni “Kashari 2” ka cuar ne pranga nente persona, pjesa me e madhe zyrtare dhe ish-zyrtare te komunes me te njejtin emer. Ne qeli jane dy ish-kryetare komune, ai aktual, tre kryepleq, dy punonjes kadastre dhe shoferi i institucionit. Ata akuzohen per tjetersimin e 150 mije metra2 toke me vlere 1,5 milione dollare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›