E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oficeri i ushtrise ne trafikun e armeve Shqiperi-Kosove

Artan Cena

Pese te dyshuar per trafik armesh nga Shqiperia ne Kosove kane rene ne pranga mesditen e djeshme ne aksin Burrel-Tirane. Municionet merreshin nga repartet ushtarake te Burrelit, ndersa ne pranga ka rene edhe nje nenoficer i ushtrise ne kete zone, si bashkepunetor ne trafik. Operacioni eshte koduar “Dungu”, duke marre shkas nga mbiemrat e dy te dyshuarve kryesore, qe lidheshin me kosovare per te mundesuar shitjen kundrejt cmimit 100 dollare per nje arke fishekesh. Te arrestuarit jane Naim Dungu, 42 vjec, Shaban Sulmeta, 46 vjec, me detyre nenoficer prane nje Reparti Ushtarak, Behar Dungu, 33 vjec, nga Burreli, Arben Beka, 18 vjec dhe Ali Peci, 38 vjec, banues ne Mitrovice te Kosoves. Sipas te dhenave, hetimet kishin filluar pak kohe me pare, nderkohe qe pese ditet e fundit kane qene intensive nga policia. Gjithcka mesohet se ka qene e programuar, kur jane ndaluar dy makinat, nje me targa Kosove e nje me targa shqiptare.

Operacioni eshte bere dy dite me pare, ne dalje te qytetit te Burrelit, kur agjentet e sektorit Kunder Trafiqeve te Paligjshme kane goditur nje nga grupet qe merreshin me trafikimin e armeve dhe municioneve luftarake nga Burreli per ne Mitrovice te Kosoves. Te dhena zyrtare nga Policia e Shtetit ben me dije se dy kosovaret ndihmoheshin nga nenoficeri i ushtrise dhe dy vellezerit Dungu, te cilet mundesonin gjetjen e armeve. Sakaq, ne makine, policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje automatik “Kallashnikov”, 6320 cope fisheke, 350 euro dhe 21200 leke. Nderkohe, te arrestuarit akuzohen per “trafikim te armeve dhe municioneve”, si dhe te “dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit”.

Linja e trafikut sipas agjenteve dyshohet se eshte ajo Burrel-Tirane-Mitrovice. Fillimisht nen mbikeqyrje jane mbajtur dy vellezerit Dungu, qe jane ndjekur deri ne kontaktin me kosovaret, nje prej te cileve banonte ne qytetin e Kavajes. Vec vellezerve, policia ka arrestuar edhe nenoficerin e nje reparti ushtarak ne Burrel, 46-vjecarin Shaban Sulmeten, bashkepunetor per gjetjen e armeve. Nderkohe, policia tha se ne automjet ndodheshin edhe dy personat qe kishin porositur armet, 18-vjecarin Arben Beka, nga fshati Gumnisht komuna Vushtri, Kosove, dhe Ali Pecin, 38 vjec, nga Mitrovica, Kosove. Nga hetime e deritanishme, mesohet se dy kosovaret u blinin arme tre personave nga Burreli. Sipas zyrtareve te policise, transportuesit e armeve jane kapur teksa udhetonin me nje automjet tip “Audi” me targa te Kosoves ne dalje te qytetit te Burrelit per ne Tirane. Keshtu, ne baze te informacioneve, agjentet i kane bere shenje te ndalojne, ndersa kane ushtruar kontroll ne bagazhin e makines.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›