Grabit një grua në mes të rrugës, arrestohet kukësiani

Tiranë, 24 dhjetor 15:04 NOA – Një grua është plaçkitur në mes të rrugës duke iu grabitur një shumë të hollash dhe policia tha se ka arritur të arrestojë të dyshuarin.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Çamëria” në kryeqytet, kur një qytetaret e Tiranës, ka qenë duke shkuar për në shtëpi, në orët e pasdites.
Në një moment ajo është përballur me një djalë të ri i cili i ka rrëmbyer portofolin duke demonstruar forcë fizike ndaj të pambrojturës.
Pasi ka arritur të grabisë qytetaren, i riu është zhdukur në drejtim të paditur, në përpjekje për t’i shpëtuar një ndjekjeje të mundshme policore.
Kjo e fundit, pasi mori denoncimin e qytetares, vuri në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë të cilët sot, kryen arrestimi e 18-vjeçarit Saba Sherif Kovaçi, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
“Arrestimi i tij u krye sepse dje në rrugën “Çamëria”, kishte vjedhur portofolin me 15 000 lekë, një shtetaseje”, konfirmoi policia. ajo shtoi se u kryen veprimet proçeduriale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua portofoli së bashku me lekët e vjedhura.
a.k/NOA