Trojet mbi pasurite publike nuk do t’u kthehen ish-pronareve
Kryeministri beri te ditur nisjen e amendimeve te reja mbi statusin e pronesise. Kreu i qeverise leshon akuza per vjedhje pronash, duke premtuar se do te çoje ne Prokurori te gjithe historikun e pronave
Erald Kapri
Kryeministri Sali Berisha shpalli diten e djeshme nisjen e amendimeve ne çeshtje e njohjes se pronave. Kreu u qeverise beri te ditur se askush nuk do ta gezoje nje prone pa mbaruar perfundimisht te gjitha planet rregulluese ne mbare territorin. Sipas kreut te qeverise, asnje truall apo objekt nuk do te jepet apo kompensohet perpara perfundimit te ketyre planeve. Berisha premtoi se me mbarimin e planeve urbanistike, trojet e lira qe nuk perfshihen ne planet urbanistike do te njihen automatikisht, ndersa ato qe i prek plani do te kompensohen. Kryeministri leshoi nje lume akuzash diten e djeshme ne qeveri per perfitime te padrejta te pronave dhe premtoi se askush nuk do ta gezoje pronen edhe ne qofte se ndokush e ka marre ne dorezim para planeve urbanistike. “Ne kundershtim flagrant me ligjin jane kthyer siperfaqe dhe objekte te pakthyeshme, shkolla dhe institucione te sistemit arsimor apo lulishtet e qyteteve dhe kjo faktikisht po krijon veshtiresi shume te medha. Ne amendimet qe duhet te bejme duhet te qartesojme se eshte tjeter gje njohja e pronesise dhe tjeter gje kompensimi i saj. Nuk mund t`i kthehet lulishtja e qytetit pronarit te saj, derisa Plani i Rregullimit te qytetit te mos e percaktoje ndryshe. Ne rast se Plani i Rregullimit te qytetit e percakton ate si zone ndertimi, automatikisht pronari fiton te drejten e pronesise se truallit”, - u shpreh kryeministri Berisha. Kryeministri theksoi se komisioni ka vepruar drejt qe ua ka njohur te drejten e prones pronareve te ligjshem, por shtoi se nuk mund te bllokohet siperfaqja apo objekti perderisa ka nje funksion publik. Kryeministri pohoi se ne rast se Plani i Rregullimit te qytetit e njeh siperfaqe te gjelber, atehere ajo do te kompensohet.
Dosjet e pronave
Kreu i qeverise i eshte kthyer edhe njehere akuzave mbi Prokurorine, ku e ka akuzuar se ka fjetur mbi dosjet e pronave. Ai premtoi se tashme do te çohet ne Akuze e gjithe historia e çeshtjes se pronave, pa perjashtuar as rastin me minimal. Ndeshkimi i abuzuesve te prones duket se do te jete nje motiv i ri per kryeministrin. “Te gjitha veprimet e kryera ne thyerje te ligjeve duhet te shkojne te perballen me ligjin, sepse te gjitha kane ne baze interesin e xhepit. Kjo nuk behet nga padija, sepse ata jane grupe. Do te merret i gjithe historiku, te pergatiten dosjet dhe te dorezohen ne prokurori. Prokuroria e meparshme ka pasur nje praktike te denueshme; nuk pranonte hapje çeshtjesh penale per falsifikim dokumentesh per çeshtje pronesie. Kur veproi drejtesia qytetaret dolen me parulla para gjykates. Per ne eshte shume e domosdoshme te shqyrtojme sepse si ata qe protestuan me parulla para gjykates ka me qindra, ne mos me mijera gjate ketyre viteve”, - tha kryeministri.
Ndeshkimet e rrepta
Rreptesia ka per te dominuar amendimet e qeverise, e cila nuk do te ngurroje te kerkoje edhe bashkepunimin e opozites per te ndryshuar Kodin Civil, per te rritur penalitete mbi abuzuesit e pronave. Kryeministri tha se ne rast se prona evidentohet e vjedhur, atehere edhe trashegimtari i dhjete nuk ka per ta gezuar ligjerisht, kjo sipas praktikes amerikane. “E drejta nuk mund t`u mohohet pronareve. E drejta e pronesise duhet t`u njihet dhe duhet t`u rikthehet atyre. Po te jete e nevojshme, une jam qe te shqyrtohet Kodi Civil. E vjedhura duhet te konsiderohet e tille edhe pas 10 brezash. Ky eshte ligji amerikan dhe eshte ligji me i shkelqyer. Ne kete legjislacion prona merret ne çdo moment qe gjendet se eshte e vjedhur dhe kjo eshte shume e domosdoshme”, - perfundoi Berisha.
13 Dhjetor 2007