Kompanite e ndertimit do te punojne 24 ore
Kryeministri Berisha beri te ditur se procedurat e tenderimit nga kompanite e ndertimit per vepra publike do te ndryshoje vitin e ardhshem. Sipas kreut te qeverise, duhen standarde te reja dhe jo mashtruese, qe sipas tij kane bere deri tani kompanite shqiptare te ndertimit. Gjithashtu, kryeministri nenvizoi se periudha nga 22 marsi deri me 22 tetor do te percaktohet si periudhe gjate se ciles kompanite e ndertimit, te cilat marrin persiper ndertimin e veprave publike, do te punojne me tre turne. Kryeministri u shpreh se disa firma ndertimi garojne per te fituar 10 tendera me te njejtat dokumente dhe me nje te dhjeten e kapaciteteve, duhet te permbushin detyrimet e percaktuara. “Do te percaktohen te gjitha modalitetet e kontrollit para se te nenshkruhet kontrata, sikunder kompanite e ndertimit do te detyrohen ne kontrate qe nga data 22 mars deri me 22 tetor te punojne me tre turne, ne rast se duan te aplikojne per pune publike. Kjo kerkon te punesojne me shume punetore, por keto do te jene kushtet tona. Ne, per te ndihmuar kompanite shqiptare, rritem vleren e kontraktuar nga 1 milion apo 2 milione, ne 10 milione leke, por ka prej tyre qe duan te marrin pjese ne 5 tendera njekohesisht dhe nuk kane potencial as per njerin prej tyre”, - u shpreh kryeministri Berisha.
13 Dhjetor 2007