"Reaksioni kardiak, gabim i infermiereve"
Korce- Reparti i Kardiologjise ne Spitalin e Korces eshte vendosur ne gjendje alarmi. Shkak eshte bere shendeti i renduar i tete pacienteve pasi kane marre mjekimin, duke pesuar nje reaksion te shoqeruar me temperature dhe me dridhje te forta te trupit qe u rrezikoi jeten. Pacientet ndjene menjehere pas marrjes se medikamenteve temperature te larte. Fillimisht mjeket dyshuan se reaksioni mund te kishte ardhur nga ilacet, te cilat mund te kene qene te skaduara. Nje nga pacientet, Esma Latifi, tregon se gjendja e saj shendetesore u rendua ne menyre te menjehershme sapo mori serumin. Per 48 ore pavioni i kardiologjise iu nenshtrua nje kontrolli te imet, ndersa tete pacientet nje mjekimi intensiv. Analizat konkluduan ne faktin se nuk ka pasur probleme ne repart apo ne ilace. Nendrejtori i ketij spitali, Ilir Koroveshi, u shpreh se, jane bere te gjitha analizat e nevojshme por nuk ka rezultuar asnje problem qe lidhet me medikamentet. "Nga verifikimet tona rezultoi se kemi te bejme me nje gabim te infermiereve, te shkaktuar nga pakujdesia e personelit gjate nderrimit te turneve", tha ai per gazeten. Diten e djeshme gjendja e tete pacienteve eshte paraqitur e stabilizuar, ndersa mosha e tyre ka qene nga 50-70 vjec.
D.Zisi
D.Zisi