Vjedh parate e besimtareve ne vakef, pranon krimin se e ka bere nga varferia
Devoll- Nje i moshuar eshte arrestuar nga policia e Devollit nen akuzen e vjedhjes se vakefit, i cilesuar si vend i shenjte, ku besimtaret hidhnin leke. Shyqyri Hysolli, 64 vjec, nga fshati Arrez, ka rene ne pranga pasi dyshohet se eshte autori i bastisjes ne vendin e shenjte qe gjendet ne kete fshat, por gjate marrjes ne pyetje eshte mbrojtur duke u shprehur se leket i kishte marre per te blere buke. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e dites se djeshme dhe ndalimi eshte kryer ne flagrance, pas disa denoncimeve qe ishin kryer nga kujdestari i vakefit te Arrezes. Burime te policise vendore bene te ditur per gazeten se pas marrjes se disa informacioneve, u be e mundur qe te identifikohet autori i ketyre vjedhjeve, qe dyshohet se eshte 64 vjecari Hysolli. I marre ne pyetje nga hetuesit, Hysolli e pranoi krimin, duke u shprehur se e ka kryer nga uria, pasi nuk kishte para te ushqehej. Madje edhe nga pushteti vendor u pranua se familja e 64 vjecarit eshte ne kushte te veshtira ekonomike. I moshuari akuzohet per vepren penale te "vjedhjes".
D.Z
D.Z