E Diel, 1 Nëntor 2026

Trojet shqiptare, do nxiten me tej shkembimet Eglantina Nasi

Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, do te nxitin me teper shkembimet tregtare dhe ato te biznesit mes tyre, duke shtuar edhe me shume ne kete menyre piket e elementit "shqiptar" ne rajonin e perbashket. Nje gje e tille pritet qe te stimulohet fale nje marreveshjeje bashkepunimi per ekonomine, mes ketyre tre vendeve. E nenshkruar dje ne Tirane mes perfaqesuesve te Keshillit te Agrobiznesit (KASH) e Konfindustrise, qe prezantonin Shqiperine; Aleances se Biznesit Kosovar (AKB) dhe Odes Ekonomike te Maqedonise Veri-Perendimore, ajo synon ne vetvete nxitjen e shkembimeve mes tyre. Ne detaje konkrete, ajo parashikon edhe shkembimin e informacionit periodik mbi gjendjen e ekonomive te ketyre tre vendeve, tregtine, legjislacionin ekonomik, etj., per te pare ne kete menyre se ku mund te shtrihet me tej niveli tregtar i bashkepunimit. Por marreveshja ne fjale parashtron gjithashtu, edhe diskutimin e ceshtjeve te tilla, si ajo e ngritjes se ndermarrjeve te perbashketa, investimeve te huaja ne rajonin e te tre vendeve apo, edhe transferimin e teknologjive dhe kapitalit nga nje vend te tjetri, me qellimin fuqizimin e tyre, etj. Nderkaq, behet me dije, se gjate ketij takimi, kreret e biznesit nga te tre vendet e Ballkanit ku jetojne shqiptare, theksuan faktin se ky bashkepunim i ri ne nivel ekonomik dhe tregtar do te nxise patjeter interesin e sipermarresve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqiperia, per te shtuar raportet mes tyre. Sipas tyre, te tri palet duhet qe t'i japin me shume hapesira njera-tjetres ne treg dhe nenvizuan se tregtia mes tyre duhet t'i shtoje edhe me shume nivelet e saj, duke respektuar marreveshjen ekzistuese CEFTA mes vendeve te Ballkanit. Ne kete kuader, ata vleresuan se jane pikerisht industria ushqimore dhe bujqesia, si sektoret prioritare, ku edhe mund te zhvillohet me shume ne te ardhmen tregtia e perbashket. "Potencialet dhe resurset natyrore ne teresi, si dhe pozita gjeo-ekonomike shqiptare, ne kushtet e iniciativave te tregtise se lire midis vendeve te Rajonit, kerkojne mbeshtetjen dhe njekohesisht, sfiden tone drejt nje hapesire me te gjere ballkanike", mesohet te jete shprehur ne takim, presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj. Ndersa kreu i Aleances se Biznesit Kosovar, Agim Shahini, shtoi faktin se "reduktimi i barrierave tregtare midis Shqiperise dhe Kosoves, eshte fakt se ka rritur shkembimet midis dy vendeve tona". Kurse perfaqesuesi i shqiptareve te Maqedonise, Menderes Kuci, i kushtoi vemendje idese se biznesit rajonal, si i tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›