E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti me pronat, një grua kërcënon të hidhet nga ndërtesa

LUSHNJE-Një grua nga qyteti i Lushnjes, tenton të hidhet nga kati i 10 i një pallati, në një lagje të qytetit. 45 vjeçarja pretendon se veprimi i saj është në shenjë proteste ndaj një padrejtësie që i është bërë për pronat..

Policia njofton se shtetasja 45-vjecare, Mjaftoni Tabaku nënë e 3 fëmijëve ka hipur në ndërtesën 10-kateshe në qendër të Lushnjës dhe kërcënon se do të hidhet nga pallati. Sipas Tabakut, veprimi i saj është në shenjë proteste për konfliktin e pazgjidhur me pronat.
Policia bën me dije se 45-vjecarja është shprehur se nuk ka besim tek drejtësia për zgjidhjen e cështjes së saj.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të Policisë lokale dhe efektiva të Shërbimit Zjarrfikës, të cilët po negociojnë me 45 vjeçaren të zbresi nga lartësia e pallatit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›