Reagon Majlinda Keta Fjalet e djeshme te Berishes jane te verteta kam qene deshmitare

Ish kryetarja e Forumit te Gruas socialiste Majlinda Keta e ka cilesuar si te drejte pretendimin e djeshem te kryeministrit Sali Berisha per bashkepunimin e tij me Edi Ramen per rrezimin e qeverise se Fatos Nanos ne vitin 2005.
Ne faqen e saj personale ne rrjetin social Facebook Keta ka deklaruar se ajo eshte nje deshmitare qe mund te vertetoje ne cdo kohe perpjekjet e Edi Rames per te rrezuar Nanon nga pushteti. Madje ajo ka shtuar se ka edhe shume njerez te tjere qe kane qene dikur ne PS te cilet mund te vertetojne se si eshte munduar Rama ti nxiste kunder Nanos.