E Diel, 1 Nëntor 2026

IOM, seminar për punësimin e migranteve

Është zhvilluar sot nga ana e Organizatës botërore të migracionit një seminar rajonal mbi hartimin e politikave të migracionit për qëllime punësimi në vendet e origjinës dhe të destinacionit dhe mbi bashkëpunimin ndërshtetëror me Ballkanin perëndimor. 

TIRANE- Organizata botërore e migracionit, ka organizuar sot seminarin rajonal mbi hartimin e politikave efektive të migracionit për qëllime punësimi në vendet e origjinës dhe të destinacionit dhe mbi bashkëpunimin ndërshtetëror me Ballkanin perëndimor. Seminari ka si qëllim pajisjen e politikbërësve me mjetet për menaxhimin efektiva të migracionit për qëllime punësimi nga dhe drejt vendeve të tyre përmes familjarizimit me politikat efektive dhe praktikat e kryera deri tani dhe nëpërmjet diskutimeve mbi hartimin apo përshtatjen e politikave të veçanta në përputhje me situata specifike të migracionit. Shërbimet e informimit, këshillimit dhe referimit për migrantet e mundshëm do të realizohen nëpërmjet krijimit të rrjetit rajonal të sporteleve të migracionit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›