E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikan lumturohet Vojtila ai qe shpetoi boten nga i ftohti

Ceremonia Nderohet Papa Gjon Pali II polaku qe e deshen ne te gjithe globin

E gjithe bota dje i kishte kthyer syte ne Baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan ku u mbajt ceremonia e shenjte e lumturimit te Papa Gjon Pali II. Papa Benedikti XVI e shpalli te lumturuar paraardhesin e tij Gjon Pali II. Mesha ceremoniale u zhvillua ne Rome ku sipas te dhenave te policise ajo u ndoq prej nje milione pelegrineve dhe turisteve nga e mbare bota. Delegacionet nga 86 vende ishin te pranishem ne ceremonine e lumturimit te zhvilluar ne sheshin e Shen Pjetrit. Pas procedures se lumturimit me e shkurtra e kohes se re Gjon Pali II gjashte vjet pas vdekjes zyrtarisht mund te nderohet nga besimtaret ne lutje. Vatikani ne janar e mundesoi kete procedure te vecante duke njohur mrekulline e papes polak ne sherimin e nje murgeshe franceze. Ajo vuante nga parkinsoni. Papa Gjon Pali II e drejtoi kishen romano-katolike nga viti 1978 deri ne 2005-n. Qindra mijera pelegrine nisen grumbullimin qe ne mengjes heret ne sheshin Shen Pjeter per te qene te pranishem ne lumturimin e Papa Gjon Palit te Dyte. Ceremonia u drejtua nga Papa Benedikti 16. Ne ora 1037 Benedikti 16 lexoi formulen e lumturimit. Ceremonia e lumturimit e Karol Vojtiles trupi i te cilit u transferua nga kripta e Vatikanit ne altarin qendror te bazilikes se Shen Pjetrit u hap nga Benedikti XVI me formulen Ati i Shenjte ju kerkoj perulesisht te fusni mes te lumturuarve sherbetorin e Zotit Gjon Palin II. Plot dymbedhjete gjuhe te botes u degjuan dje per lumturimin e Papa Gjon Palit te Dyte Papes misionar i cili udhetoi ne te gjitha kontinentet dhe takoi njerez ne te gjithe boten. Ne nderim te kesaj ceremonie ne Vatikan moren pjese dhjetera personalitete nga mbare bota. Kjo ceremoni shenoi nje hap te rendesishem drejt shenjterimit te nje prej Papeve me popullore ne histori. Gjate 26 vjeteve si kreu i Kishes Katolike Papa Gjon Palit te Dyte i jepet merita se ndihmoi ne rrezimin e komunizmit aktivizimin e te rinjve katolike dhe shtimin e pranise se kishes ne vendet ne zhvillim. Ai la gjurme ne fund te shekullit 20 duke kontribuar ne renien e komunizmit por largoi njeherazi shume besimtare katolike me qendrimet e tij konservatore per disa tradita. Kreu i Kishes Katolike per me shume se 26 vjet nje nga drejtimet me te gjata te nje papati ne histori Gjon Pali i Dyte u dallua qe me zgjedhjen e tij me 16 tetor 1978. Karol Vojtila papa i pare polak ne ate kohe ishte 58 vjec. Gjon Pali i Dyte ishte 176 metra por fotografet e kishin transformuar ne nje gjigant dhe imazhi qendroi i tille deri ne atentatin e 13 majit 1981 kur turku Mehmet Ali Agca e plagosi rende me tre plumba. Fillimi i renies se tij fizike nisi ne vitin 1994. I semure tashme edhe parkinsoni do te bente punen e tij. E gjithe bota pa degradimin e gjendjes se tij shendetesore e ndjekur me shume vemendje nga kamerat e televizioneve deri ne vdekjen e tij pothuajse drejtperdrejt me 2 prill 2005 qe do te ngjallte manifestim te dukshem dashurie ne sheshin Shen Pjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›