E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka e ambasadorëve takim me Ramën

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sequi, ai amerikan, Aleksandër Arvizu si dhe ai i OSBE-së, Eugen Wollfart, po zhvillojnë diskutime me Ramën për paktin e propozuar nga opozita prej dhjetë pikash për dialogun me mazhorancën.

Pakti është publikuar ditë më parë, ndërsa deri më tani, Partia Demokratike është shprehur dakord vetëm për disa nga pikat e tij.

Në takim ndodhen edhe dy deputetët e PS-së të ngarkuar për të biseduar me mazhorancën, Ditmir Bushati dhe Vasilika Hysi. /Start/

                                                                                             2011-10-05 13:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›