“Qafë Gjashta”, Apeli liron të dënuarin me 15 vite burg

Eduard Çipa ishte dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa sot ka përfunduar dënimi i tij për shkak të mungesës së provave.
Gjykata për Krimet e Rënda kishte dënuar me një total prej 131 vjetësh heqje lirie të akuzuarit për ngjarjen e marsit 1997 në Qafë-Gjashtë, Sarandë, ku u vra e u dogj një polic dhe u mor peng një tjetër.
Dënimet
Vladimir Sinani- 18 vjet burg
Nestor Sinani-15 vjet burg
Alqi Paguni-15 vjet burg
Edmond Sejko-6 vjet burg
Mikel(Flamur, Vladimir) Kendezi, 15 vjet burg
Arben Kendezi-16 vjet burg
Agron Qurku-16 vjet burg
Aleksandër Bala -15 vjet burg
Ristan Lapa- pafajësi
Masakra e quajtur ndryshe edhe si “Masakra e Qafë Gjashtë”, ndodhi më 4 mars të vitit 1997 në afërsi të Sarandës, ku u masakrua dhe më pas iu dogj kufoma policit Gjergj Mehmeti, ndërsa polici tjetër Eduard Alija, u mbajt peng dhe u torturua.
Katër policë në atë kohë, përkatësisht dy të sipërpërmendurit dhe Sokol Bizhga e Myzafer Blushi, udhëtuan nga Vlora në drejtim të Sarandës për të vënë në funksionin komisariatin e policisë së këtij qyteti. Gjatë rrugës ndodhi edhe ngjarja ku u vra një polic, një tjetër u mbajt peng dhe dy të tjerë mundën të largoheshin. /Start/
2011-10-05 14:50