40 ditë burgim për super të kërkuarin në SHBA

Hektor Kelmendi, i lindur në Pejë dhe me pasaportë serbe, u arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinit pasditen e së martës.
Gjykata e Faktit në Kukës zhvilloi sot seancën me masa të rrepta sigurie, ku kishin ardhur edhe Forcat Speciale nga Tirana.
Hektor Kelmendi, lindur në Pejë dhe nënshtetas serb, njihet edhe me emrin Dem Nikci dhe është baba i 3 fëmijëve. Ai është një ndër personat më të kërkuar për akuzën e trafikut të qenieve njerëzore nga gjykata e Nju Jorkut. Sipas avokatit mbrojtës të tij, Beqir Basha, Kelmendi para gjykatës u tregua i qetë dhe pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të gjykatës.
Sipas avokatit mbrojtës, vetë “Kelmendi kërkoi përshpejtimin e procedurave të ekstradimit, ku edhe mund të përgjigjet për akuzat mbi të cilin rëndojnë. Çështjet do t’i sqaroj në Amerikë”, ka theksuar Kelmendi, ndonëse ai njihet si një nga organizatorët e trafikut të qenieve njerëzore mes Meksikës dhe SHBA-së.
Prokurori i çështjes, Shkëlzen Cena, kërkoi 60 ditë qëndrim në qeli, ndërsa avokati mbrojtës kërkoi 40 ditë. Nga trupi gjykues, që drejtohej nga gjykatësi Isuf Shehu u mor vendimi për qëndrimin prapa hekurave të burgut në Tiranë për një afat prej 40 ditësh. /Start/
2011-10-05 14:49