E Diel, 1 Nëntor 2026

Trojka e ambasadorëve takon Ramën për imunitetin: Duhet konsensus, ka kohë mjaftueshëm deri më 6 gusht

Share

Treshja e ambasadorëve, ai i BE, Etore Sekui, i SHBA, Aleksandër Arvizu dhe ai i OSBE, Eugen Volfart, u takuan paraditen e sotme me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për të diskutuar mesa duket për çështjen e imunitetit. Të tre ambasadorët dolën nga takimi pas një ore dhe thanë se deri në ditën kur do votohet imuniteti, ka shumë kohë, e cila mund të përdoret mirë për të arritur një produkt pozitiv.

Çështja e imunitetit është vendimtare për Shqipërinë për rrugën drejt Bashkimit Europian. Në fakt po aq të rëndësishme janë edhe reforma e parlamentit, që është pjesë e marrëveshjes së arritur në nëntor vjet. Ne shpresojmë se edhe me reformën e rregullores së parlamentit do bëhet aq progres, deklaroi ambasadori i BE, Etore Sekui.

Kurse ambasadori amerikan tha se ata besojnë se PS do jetë një faktor pozitiv për gjetjen e një kompromisi.

Reformat janë të rëndësishme për integrimin evropian, por edhe për zhvillimin e vetë vendit. Mbetet gjithashtu punë për tu bërë për reformën e parlamentit.

Përsa i përket imunitetit do bëj dy komente. I pari është se mendoj se vota përfundimtare për imunitetin është 6 gushti dhe ka kohë sa në përjetësi për të diskutuar për këtë çështje. Është mirë që të mos lëmë të përsosurën të jetë armik i së mirës.

Dhe e dyta, ne besojmë se PS do të jetë një faktor pozitiv dhe konstruktiv në gjetjen e një kompromisi, deklaroi Aleksandër Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›