E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca miraton e vetme rezolutën për KQZ. Majko: Po shqyrtojmë një institucion që është nul tani

Share

Mazhoranca miratoi me votat e saj në Komisionin e Ligjeve një rezolutë për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryetari i KQZ, Arben Ristani, nuk preferoi të ishte në Kuvend, duke dërguar aty sekretaren e tij.

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri tha se raporti i KQZ është në kundërshtim me ligjin, pasi aty nuk erdhi kreu i këtij institucioni për të raportuar. Gjiknuri tha se nuk ka asnjë të ndëshkuar në lidhje me prishjen e procesit zgjedhor. Sipas deputetit demokrat, në rezolutë duhej shtuar edhe raporti i ODIHR për cilësinë e zgjedhjeve.

Kurse kryetari i këtij komisioni, Ilir Rusmali, tha se rezoluta e KQZ synon një gjuhë të ekuilibruar.

Më i ashpër ishte deputeti Pandeli Majko, i cili tha se po shqyrtohet një institucion që nuk ekziston, që është nul tashmë, duke iu referuar faktit se ai do riformatohet.

Në fund rezoluta është miratuar me votat e mazhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›