E Diel, 1 Nëntor 2026

Trojka mesyn ne PS Shpejtoni reformen zgjedhore

Te tjera rreth shkrimit Berisha Rama urrejtje humbesi Rama Berisha do vjedhe zgjedhjet KQZ Ja propozimet per zgjedhjet Kodi Zgjedhor ndalohen reklamat qeveritare ne fushate TIRANE - Trojka e ambasadoreve i kerkon politikes shqiptare te pershpejtoje punen per reformen zgjedhore. Pak ore pas deklaratave te kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama per zvarritje te reformes zgjedhore tre prej ambasadoreve kryesore ne vend SHBA BE dhe OSBE i jane drejtuar selise se Partise Socialiste. Takimi ka nisur rreth ores 15.30 dhe me shume se nje ore me pas Trojka ka dale me nje qendrim te shkurtet per mediat ne ambjentet e jashtme te selise roze. Kreu i misionit te Bashkimit Europian Ettore Sequi ne prani te ambasadoreve Arvizu dhe Wollfarth ka deklaruar se duhet te pershpejtohet puna per perfundimin e nje prej reformave me te rendesishme ne vend.
Ne nentor ishte nje marreveshje per te arritur progres ne reformen zgjedhore reformen e procedurave parlamentare ligjet qe kerkojne 3/5. Tani eshte koha e duhur per te nxitur vazhdimin e reformave. Ne jemi te gjithe te bindur per rrugen qe duhet per integrimin evropian dhe eshte nevoja pershpejtohen reformat tha Sequi.

PS TAKIMIN E KERKOI RAMA
Pak minuta pasi ambasadoret kane dale nga selia e PS zyra e shtypit ka njofuar se takimi eshte kerkuar nga Rama.
Me kerkese te kryetarit Edi Rama u realizua sot nje takim me Trojken e Ambasadoreve per te ngritur shqetesimin shume serioz te humbjes se afatit te parashikuar per Reformen Zgjedhore te vonimit te procesit per Reformen Parlamentare dhe te ecurise aspak inkurajuese te procesit te 21 janarit ne dyert e gjykatave. Kryetari Edi Rama informoi te tre perfaqesuesit e larte te komunitetit nderkombetar per rrugen e ndjekur nga Partia Socialiste drejt miratimit te ketyre dy reformave kyce dhe nenvizoi se ne menyre te vecante zvarritja e Reformes Zgjedhore eshte tejet shqetesuese per opoziten thuhet ne njoftimin per shtyp.
Sipas PS te tre ambasadoret shprehen mirekuptim te plote per shqetesimet e ngritura dhe e pershendeten rolin shume konstruktiv qe po luan Partia Socialiste per realizimin e reformave te identifikuara nga Bashkimi Europian si prioritete kyce per integrimin e metejshem te Shqiperise.
Perfaqesuesit e larte te komunitetit nderkombetar vleresuan me nota shume pozitive kontributin e opozites parlamentare ne permiresimin e miratimin e ligjeve qe kerkojne 3/5-at e votave te parlamentit perfundon deklarata zyrtare e Partise Socialiste.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›