E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozite per genocidin serb ne Kosove

Përkujtohet genocidi serb i marsit të vitit 1998 në Muzeun Kombëtar. Kryebashkiaku Basha vlerësoi maksimalisht sakrificat e mundimshme të popullit kosovar për arritjen e pavarësisë së tyre. Por nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk mund të mos e vinte theksin pikërisht tek ditët e vështira të këtij genocidi.
“Kujtojmë sot përpjekjet legjendare të të gjithë atyre që ranë për çlirimin e Kosovës.Nuk do të harojmë të shkuarën tonë mbi të cilën ndërtojmë të ardhmen. Ndaj dhe kjo  ekzpozitë është më e pakta që mund të bëjmë për të mos haruar të shkuarën. Kujtimi i heronjve është një detyrim moral i popujve”, vuri në dukje Basha.
Sipas tij, sakrifica e Jasharëve tregon vlerën e kombit, pasi kjo sakrificë ishte pikërisht për lirinë e Kosovës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›