E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, sulmohet me gurë autobusi, lëndohet një polic

Një polic është lënduar në sy mbrëmjen e sotme në Lushnjë teksa një autobus u godit me gurë. Incidenti i rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Golem, ku autobusi i linjës Athinë-Tiranë, me targa TR 5631 U, është qëlluar me gurë nga persona të paidentifikuar, duke thyer xhamat e tij. Si pasojë nga copat e xhamave të dritares së thyer është plagosur në sy një polic, i cili gjendej i ulur në sediljen e parë. Ndërkohë mjeti i transportit është parkuar menjëherë në komisariatin e policisë, ndërsa nuk dihen motivet e këtij incidenti. Uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe pas kontrollit autobusi me mbi 30 udhëtarë është nisur drejt Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›