Beselidhja e Lezhes trazon politiken

Kreu i opozitës Edi Rama ka qenë i ftuar në përvjetorin e 568 të Besëlidhjes së Lezhës, ndërsa presidentit të Republikes i është rezervuar nr .1 në protokollin e Bashkisë Lezhë. Kjo e fundit ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të opozitës Edi Rama, i cili pasi mbrojti presidentin Topi, u shpreh se nuk kishte marrë ftesë nga Bashkia e Lezhës për aktivitetin që do të organizohej me 2 mars. Zëdhënësja e bashkisë, Anita Jaku ka bërë publike ftesat e dërguara ndaj socialistit Rama dhe Presidentit të Republikës.
Bashkia e Lezhës ka lënë sërish zbuluar kreun e opozitës Edi Rama, i cili gënjeu kur deklaroi se nuk kishte marrë ftesë nga Bashkia, duke treguar se nuk i interesonte as Besëlidhja e Lezhës dhe as bashkimi aktual në dobi të të gjithë shqiptarëve.