E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, pezullohet nga detyra kryeinspektori ndërtimor

Pezullohet nga detyra kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor i Orikumit Gaço Baço.

Policia ka ekzekutuar vendimin e gjykatës së Vlorës për caktimin e masës së sigurimit personal për Baçon i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Mësohet se kryeinspektori Baço së bashku edhe Inspektorë të tjerë të INUK-ut në Orikum, dhe me Inspektorë të Agjensisë Rajonale të Mjedisit Vlorë akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë reaguar konform ligjit përballë ndërtimeve të paligjshme, edhe pse e kanë detyrim ligjor dhe objekt të drejtëpërdrejtë të veprimtarisë së tyre të përditshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›