Zhdukja e Bleonës halla merret nëpyetje në Tiranë
TIRANE-Zhdukja e Bleonës 6 vjecare ka përqëndruar hetimet tek të afërmit e vajzës që e panë atë minutat e fundit. Mësohet se Alketa Mata, halla e Bleonës së zhdukur prej 22 ditësh, është sjellë nga policia në Tiranë për t'u pyetur nga Prokuroria e krimeve të Rënda. 22-vjecarja së bashku me shoqen e saj, Gentiana Manga, janë dy femrat që ishin bashkë me Bleonën në castet e zhdukjes.
Dëshmitë për News
Për News24, pak ditë më parë, familjarët e Bleona Matës, 6-vjeçares së zhdukur që nga 22 maji i këtij viti, këmbëngulin në rrëmbimin e saj dhe jo në zhdukjen aksidentale (aksident apo dëmtim nga kafshët e egra). Për këtë, ata hedhin dyshime të forta mbi personat që kanë qenë së bashku me të atë pasdite në kullotën në periferi të fshatit, përfshi dhe njerëzit e afërt nga nëna e 6-vjeçares dhe nga babai i saj. "Dyshoj që të kenë gisht mbi zhdukjen e Bleonës vajzat që e shoqëronin atë ditë në kullotë. Se nuk ka se si të zhduket njeriu ashtu papritur e sapo është ndarë, siç thonë, me ata që ishte gjithë kohën. Të flasin vajzat, të tregojnë. Policia ta shikojë këtë punë", - thotë mes të tjerash Zamir Mata, i ati i vajzës së zhdukur. Ndërsa dyshimet e së ëmës janë më të forta. "Nëse nuk kanë dorë, vajzat dinë diçka për fatin e Bleonës. Ajo nuk është zhdukur aksidentalisht, por është marrë për birësim apo trafikim", - pohon Bukurie Mata, nëna e Bleonës.
Zhdukja
Nga 22 Maji i së shtunës kur familjarët vunë re mungesën e Bleonës kanë kaluar 22 ditë nga zhdukja misterioze e 6-vjeçares.
Bleona Mata nga fshati Zapod i Kukësit doli të kulloste tufën e deleve me hallën dhe shoqen e saj. Banorët gjetën xhupin e saj në lëndinën rreth 500 metra sipër fshatit. Asnjë shenjë gjaku, asnjë trup poshtë humnerave nuk është gjetur nga kërkimet intensive të policisë.
Shperblimi
Ne kërkimet, ende pa rezultate, prej 4 ditesh eshte perfshire nje grup prokuroresh te krimeve te Renda dhe Policia e Kosoves. INTERPOL ka shtrire kerkimet edhe ne vendet fqinje, deri ne Itali. Kërkimet nisen me 22 maj, kur u bë kallëzimi nga familjarët për humbjen e vajzës. Policia ka vendosur një shpërblim 3 milionë lekë për personin që do të japë informacion.
Ndërkohë News24 bën apel për të gjithë personat qe kanë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e 6-vjecares së humbur, të lajmërojnë policinë në numrin 029. Gjthashtu mund të telefononi në numrin e redaksisë së Neës24, 069 36 666 63 apo të dërgoni email në adresën news24@balkanweb.com.
(d.b/BalkanWeb)