E Martë, 3 Nëntor 2026

Trondit Karamuço: Ka kërcënime serioze nga krimi i organizuar jashtë Shqipërisë

Kush e kërcënon SPAK-un? Cilat janë grupet e krimit të organizuar që kërcënojnë SPAK, për kë foli Altin Dumani. A do të kemi marrëveshje pas negociatave PS-Rithemelim, këto janë çështjet që u diskutuan sonte në emisionin “3D” të Alban Dudushit.  Të ftuar në studio janë të pranishëm:  Akil Kraja, Drejtor Kabineti (Rithemelimi), Brizida Gjikondi, analiste, Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës dhe gazetari Arion Sulo.

Eksperti Karamuço bënë deklaratën e fortë në studion  e “3D” ku tha se nuk është lajm kërcënimet që marrin prokurorët e SPAK por, sipas tij, e reja është që këto kërcënime kanë ardhur nga struktura kriminale që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Kemi diskutuar në lidhje me kërcënimet e vazhdueshme që kane prokurorët e strukturës të Posaçme, SPAK.  Diçka e re është fakti që ka kërcënime serioze që vijnë nga strukturat dhe individë shumë të fuqishëm të krimit të organizuar që nuk ndodhen në Shqipëri por që kanë një infrastrukturë të gatshme që mund të bëjnë ngjarje shumë të rënda” tha ai.

Sigurisht, u shpreh ai,  që po analizohet ky risk, analizohet kush personazhet janë, për çfarë çështje flitet dhe sa të rrezikshëm janë ata.

“Mesazhi i dumanit është jo vetëm në formën e një parandalimi për tu vënë në lëvizje gjithë infrastruktura që duhet të mbrojë prokurorët e SPAK por, njëkohësisht është një mesazh që i bëhet në distancë krimit të organizuar që të ketë shumë kujdes”, shtoi ndër të tjera Karamuço.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›