Tronditet Franca, çerdhja reklamë me fotografinë e fëmijës së vrarë
FRANCE- Fotografia e një fëmijë të vrarë e publikuar në reklamën e një çerdheje ka shkaktuar tronditje në Francë. Në fakt fotografia është publikuar në gazetën e Festivalit të Xhazit në Montreux të Zvicrës, vetëm pak kilometra me kufirin francez. Dhe pikërisht në Francë, lajmi ka shkaktuar tronditje të madhe. Kjo pasi për këtë reklamë është përdorur fotografia e vogëlushit Gregory Villemin i cili u vra në vitin 1986 në rrethana ende të pa qarta. Trupi i fëmijës vetëm 4 vjeç u gjend në lumin Vologne në 16 tetor 1984 gati dhjetë kilometra larg shtëpisë së tij. Duart dhe këmbët i kishte të lidhura.
Çështja nuk është zgjidhur por autoritetet nuk e kanë mbyllur hetimin ndaj dhe fotografia e vogëlushit vazhdon të shfaqet në faqet e para të gazetave. Ndoshta vrasja kishte lidhje me letra kërcënuese anonime që prindërit e fëmijës merrnin prej disa vitesh.
Christine e Jean-Marie Villemin të cilët kurrë nuk janë dorëzuar dhe vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën, janë “skandalizuar” kur panë fotografinë e fëmijës së tyre të përdorur për reklamë. Ata kanë deklaruar se ndjehen të ofenduar nga çerdhja që ka përdorur fotografinë gjatë Festivalit të Xhazit. Mesa duket bëhet fjalë për gabimin e grafistit të reklamës, i cili është me origjinë të huaj dhe nuk e njihte fytyrën e fëmijës dhe ngjarjen e tij të tmerrshme. Grafisti thjesht e kishte gjetur fotografinë, duke kërkuar në Google me fjalën fëmi. Ndërsa redaksia e gazetës nuk e kishte vënë re këtë fakt sepse imazhi ishte i paqartë.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Tronditet Franca, çerdhja reklamë me fotografinë e fëmijës së vrarë