E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Toni Bler nuk është si Podesta që mashtron për llogari të Berishës

bler-ramaLondër- Sapo ka zbritur në aeroportin e Londrës, Edi Rama ka njoftuar përmes Twitter-it se është në kryeqytetin britanik për tu takuar me ish-kryeministrit britanik Toni Bler, atë që tashmë do të jetë zyrtarisht këshilltar i kryeministyrit të ri të Shqipërisë.

Ne aeroportin e Londres ku sapo zbritem per takimin e punes neser me km Tony Blair dhe ekipin e tij,- shkruan Rama.

Lajmi i gatishmishmërisë së Tony Blair për të këshilluar Ramën u komentua në menyrë të ndryshme nga gazetat si në Londër po ashtu edhe në Tiranë. Por Rama theksoi se nuk ka asnjë ngjasim me këshilltarët e Berishës: Ka një ngutje të madhe, të kotë për të bërë krahasime mes Blair-it dhe Podestá-ve, që paguhen me paratë e shqiptarëve për të dezinformuar opinionin ndërkombëtar dhe për të zbukuruar imazhin e një qeverie të korruptuar deri në palcë.

Më tej ne deklarimin e tij Rama u shpreh se  Të jeni të sigurt se vullneti i Blair-it për të ndihmuar Shqipërinë nuk ka çmim për të mirat që do sjellë. Ndërsa kontrata nuk do të rëndojë hiç fare mbi buxhetin e shtetit dhe të publikut. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›