Tronditet Serbia, i moshuari vret me armë 13 persona, përfshirë një foshnjë
Serbi- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Serbi pasi një i moshuar ka vrarë me armë zjarri 13 persona.
Mediat serbe raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Velika Ivança, ndërmjet qyteteve serbe Mladenovaç dhe Topolla, ndërsa viktimat kanë qenë gjashtë burra, gjashtë gra dhe një foshnjë.
Mësohet se autori i ngjarjes është 62-vjeçari me inicialet Lubisha. B. i cili fillimisht ka vrarë djalin e tij dhe më pas ka filluar të qëllojë fqinjët.
Pasi ka ekzekutuar 13 personat ai ka tentuar të vrasë bashkëshorten dhe më pas veten, por të dy kanë mbetur të plagosur. Ende nuk ka detaje mbi arsyet që e çuan drejt këtij veprimi. Polcia shprehet se ai nuk ishte me precedent penal dhe nuk konsiderohej personi rrezikshëm për shoqërinë.