Tropoja mungese infrastrukture dhe perspektive per te ardhmen

Tropoja e ndodhur ne skajin me te larget ne verilindje te Shqiperise vazhdon te perballet sot me nje nivel te larte te papunesise dhe varferise. Megjithese nje rreth me pasuri te shumta natyrore mungesa e investimeve te mjaftueshme dhe e perspektives ka detyruar pjesen me te madhe te banoreve te largohen drejt zonave me te ulta dhe me te populluara te vendit. Per Kryetarin e Bashkise se Bajram Currit Agron Demushi edhe pse qyteti ka nevoje per me shume investime mundesia kryesore per permiresimin e gjendjes aktuale mbetet bashkepunimi me qytetet e Kosoves Aktualisht jane rreth gjashte mije e treqind familje qe trajtohen me ndihme ekonomike nderkohe qe po bejme perpjekje qe te terheqim sa me shume investime per kete zone. Nderkaq Tropoja ka filluar urat e bashkepunimit me Kosoven ku e gjithe tregtia dhe i gjithe biznesi eshte i perqendruar tek disa qytete kryesore si Gjakova Peja Decani e Prishtina.
Veshtiresive ekonomike u shtohen problemet e rendit Lekbibajt ne kufi me zonen e Shales ne Dukagjin eshte me e varfera ne tere rrethin e Tropojes. Kryetari i kesaj komune Gezim Meshi thekson se per shkak te veshtiresive te medha qe ka kjo zone e thelle pushteti vendor po mbeshtet me ndihme ekonomike mbi 300 familje qe banojne atje. Por ne ndryshim me komunat e tjera te Tropojes ne Lekbibaj veshtiresive ekonomike u shtohen edhe problemet e rendit te cilat kane krijuar pasiguri ne jeten e banoreve Gjate ketyre dy muajve te fundit ka patur disa raste problematike ne drejtim te prishjes se rendit dhe te qetesise ne komunen malore te Lekbibajve. Nderkohe qe nga organet e policise jane marre te gjitha masat per stabilizimin e situates.
Grupi i Veprimit Lokal
Per te mbeshtetur zhvillimin ekonomik te Tropojes vete banoret kane ngritur Grupin e Veprimit Lokal me perfaqesues nga pushteti lokal biznesi dhe shoqeria civile. Ketu perfshihen edhe qarku i Shkodres dhe ai i Kukesit. Koordinatorja e GVL-se Mirjeta Gjongecaj thote se kjo strukture ka si detyre te identifikoje dhe te zbatoje strategji lokale zhvillimi si dhe te marre vendime ne lidhje me shperndarjen dhe menaxhimin e burimeve financiare te tyre Ky projekt ka si qellim te bashkoje te gjithe partneret publike dhe lokale njekohesisht balancon dhe perfaqeson interesat ekzistuese lokale dhe grupeve nga sektore te ndryshem sociale ekonomike ne te gjithe zonen.
Infrastruktura rrugore ngelet njeri nga problemet me serioze me te cilen perballet sot Tropoja. Autoritetet vendore pohojne se jane duke hartuar programe dhe projekte konkrete nisur edhe nga mundesite qe ka zona nderkohe qe apelojne per nje mbeshtetje me te madhe zhvillimore ne turizem e bujqesi jo vetem nga qeveria por edhe nga shoqatat joqeveritare e ato nderkombetare.
Autor Leka Plani
Redaktoi Angjelina Verbica