E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do te marre Serbia apo jo statusin e kandidatit

Edhe pak dite deri ne samitin e BE-se. Qeveria serbe shpreson qe kreret e shteteve dhe te qeverive te BE-se ti japin vendit te saj te premten 9.12. ne Bruksel statusin e vendit kandidat. Mirepo opinionet ne lidhje me kete jane qartazi te ndara dhe Serbia mund ti nise bisedimet e anetaresimit vetem ne rast te nje Po-je nga te gjitha shtetet anetare.

Spanja mbeshtet kandidaturen

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri spanjoll per Evropen Diego Lopez Garrido

Sidoqofte ministri spanjoll per Evropen Diego Lpez-Garrido qendron pa kufizim ne anen e Serbise Po ne e mbeshtesim statusin e kandidatit per Serbine. Serbia ka bere permiresime ne detyrimet dhe angazhimet e saj kundrejt Bashkimit Evropian. Vleresimi i Komisionit ka qene qe Serbia eshte ne rruge te mbare dhe Komisioni eshte nje organizem i besueshem. Per kete arsye ne mendojme qe eshte e nevojshme te mbeshtesin Serbine.

Pengese qendrimi ndaj Kosoves

Me sa duket incidentet e fundit ne Kosove nuk luajne rol per Spanjen por per te tjeret po. Te henen 28.11. e javes se kaluar demonstrues serbe ne veri te Kosoves paten sulmuar ushtare te NATO-s kur keta po hiqnin bllokimet e rrugeve. Ketu qene plagosur ushtare gjermane dhe austriake.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i Shtetit prane Ministrise se Jashtme Werner Hoyer

Sfondi eshte ky Kosova ka shpallur pavaresine dhe kete fakt e ka njohur shumica e shteteve te BE-se. Mirepo Serbia vazhdon te ngreje pretendim per Kosoven sikur te jete province e saj. Ne negociatat ne fundjave 3./4.12. perfaqesuesit e Serbise dhe te Kosoves paten rene dakord qe ne te ardhmen ta administronin se bashku kufirin. Por serbet qe jetojne ne Kosove e refuzojne marreveshjen. Per ministrin e gjerman te Shtetit prane Ministrise se Jashtme Werner Hoyer gjendja eshte ende teper e pakenaqshme per ti dhene Serbise driten e gjelber Ne duhet te dime me saktesi se per cfare eshte rene dakord ne lidhje me ceshtjet e fqinjesise. Incidenti me ushtaret austriake dhe gjermane eshte jashtezakonisht serioz dhe qeveria serbe duhet ta dije qe kur ajo nuk i shmang gjera te tilla te cilat mund ti shmangte atehere kjo eshte nje pengese qe te ben te deshtosh. Kancelarja Angela Merkel pati thene javen e kaluar hapur se Serbia nuk ishte ende e pjekur per te nisur bisedimet e anetaresimit.

Stubb Ballkani perendimor ceshtja me urgjente e zgjerimit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem i Finlandes Alexander Stubb ne Bruksel

Nderkaq ministri finlandez per Evropen Alexander Stubb e paralajmeron BE-ne prej ekzagjerimit te grindjes me Serbine. Sipas tij BE-ja ka kriza boll dhe strategjikisht zgjerimi ne Ballkanin Perendimor eshte ne interesin e BE-se Te gjithe e dime qe ka nje dy shtete anetare qe leshojne zera shqetesimi por me duket se Ballkani Perendimor eshte tani per tani me gjasa ceshtja me urgjente e zgjerimit. Prandaj do te ishte me rendesi qe te benim perpara ketu. Kam thene gjithnje se per momentin ka dy vende te lekundura per sa i takon drejtimit te tyre evropian. Keto jane Ukraina dhe Serbia.

Arsyetimi i tij eshte se me nje refuzim teper te vrazhde dhe me kushte teper te ashpra BE-ja mund ta nxjerre Serbine pertej ne anen nacionaliste cka do ta destabilizonte serish Ballkanin.

Kesisoj vendimi mbi Serbine do te merret me gjasa ne samitin e se premtes.

Autor Christoph Hasselbach/Elert Ajazaj

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›