OECD Hendeku mes te varferve dhe te pasurve sa vjen e thellohet

Shoqeria sa vjen e po ndahet me shume Te varferit behen me te varfer te pasurit me te pasur. Ne kete perfundim mberrin studimi i ri i OECD-se Organizates per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Pabarazia eshte rritur para se gjithash ne Gjermani. Njerezit me te ardhura te larta fitojne ketu mesatarisht rreth tete here me shume sesa ata qe fitojne pak. Nje arsye per kete eshte qe sa vjen e me shume njerez punojne ne sektorin e pagave te uleta. Madje edhe atje ata mund te punojne dhe te fitojne me pak sesa ne te kaluaren. Monika Queisser njera nga autoret e studimit te OECD-se Pjeserisht arsyeja ka te beje me ate qe njerezit bejne me pak ore pune. 20 vjet me pare ata benin mesatarisht 1.000 ore ne vit. Kjo vlere ka rene ne 900 ore ne vit nderkohe qe ata qe fitojne me mire punojne mbi 2.200 ore. Ketu shihet qe ka nje polarizim me te madh midis te varferve dhe te pasurve.
Grate vazhdojne te kene disavantazhe
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kesaj rrethane i shtohet fakti qe gjithnje e me shume njerez punojne me orar jo te reduktuar. Para se gjithash grate kane kesisoj qasje ne tregun e punes dhe kete OECD-ja e vlereson pozitivesht. Mirepo ne te njejten kohe ne Gjermani ato nuk arrijne te ngjiten ne pune me orar te plote te cilat do te ofronin shense me te mira karriere dhe mundesi me te mira fitimi per shkak se nuk ka mundesi te mjaftueshme perkujdesjeje per femijet. Ky eshte nje problem edhe per prinderiit qe i rrisin femijet te vetem dhe te tille ka gjithmone e me shume.
Organizata keshillon qe te mos kursehet ne asnje menyre te shkollimi me gjithe krizen. Vetem arsimimi i mire nga femijeria deri ne kualifikimin e metejshem ne jeten profesionale sjell ne planin afatgjate vende pune dhe te ardhura te mira. Monika Queisser Kemi pare qe ky faktor ishte i vetmi qe arriti si te rriste punesimin ashtu edhe te zvogelonte pabarazine ne te ardhura.
Per te krijuar barazi me te madhe sociale nje rishperndarje nepermjet te ardhurave nga taksat ndihmon vetem ne menyre dytesore. Ketu bejne pjese shmangia e evazionit fiskal heqja e lehtesirave fiskale per njerezit me paga te larta ose rritja e tatimeve mbi pasurine perfshire ate te patundshme.
Mbeshtetja e shtresave te varfera edhe me e rendesishme
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demonstruesit kerkojne krijim vendesh pune jo shkurtimeNe te njejten kohe pagesat shteterore te transferimit jane bere me te rendesishme sesa kurre per te balancuar humbjet e njerezve me te ardhura te uleta sepse recesioni i tanishem e thellon kete barazi. Qeverite mund dhe duhet te bejne dicka kunder diskrepances te varfer/te pasur thote OECD-ja sepse ajo ka efekte fatale mbi shoqerine Kemi levizjet rinore ne Spanje Izrael levizjen Occupy Wall Street. Edhe ne shume vende te tjera njerezit thone Mjaft tani ne nuk marrim pjese ne kete progres. Vetem 01 per qind e njerezve me paga te larta perfitojne me se shumti gjithe te tjeret ngecin ne vend. Kur klasa e mesme ndihet e rrezikuar kur ajo thote qe nuk ka me te ardhme atehere bie edhe gatishmeria e saj per te paguar taksa dhe per te kontribuar ne rishperndarje. Besoj se kjo eshte nje tendence mjaft e rrezikshme qe duhet ndalur menjehere.
Nje sinjal qe duhet ti shtange qeverite ne kete kohe krize.
Autor Evi Seibert / Elert Ajazaj
Redaktoi E. Xhani