E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma per Afganistanin nuk do te nderpritet

Konferenca per Afganistanin ne Bon ka hapur nje tjeter perspektive per te ardhmen ne fund te terheqjes se trupave ne 2014 do te pasoje nje dekade transformimi. Ne kete dekade deri ne vitin 2024 bashkesia e shteteve do te vazhdoje te bashkepunoje ngushte me Afganistanin. Kete i premtuan perfaqesuesit e 85 shteteve delegacionit afgan.

Afganet druanin se pas terheqjes se trupave te NATO-s mund te zhdukeshin nga fokusi i opinionit nderkombetar. Tani moren sinjalin e rendesishem psikologjik se nuk do te lihen ne balte. Kjo ishte nje dite e arte ne historine e Afganistanit komentoi presidenti Hamid Karzai rezultatin e konsultimeve te konferences.

Se sa shume jane te varur nga njeri-tjetri Afganistani dhe Perendimi e tregoi shume qarte konferenca e Bonit. Hamid Karzai i kerkoi bashkesise nderkombetare para ne menyre qe shteti i brishte afgan te mos shkaterrohet. Ne kemi nevoje per mbeshtetje financiare deri ne vitin 2024 deklaroi ai para ministrave te jashtem te atyre vendeve te pasura industriale te cilat kane derdhur deri tani miliarda ne Afganistan.

Siguri ne kembim te ndihmes

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hamid Karsai kerkon ndihme nderkombetare per Afganistanin

Ne kembim bashkesia nderkombetare merr nje minimum sigurie dhe stabiliteti ne nje rajon i cili ka qene dhe mund te behet perseri nje fole e terrorizmit. Ne nuk mund te perserisim gabimet e se kaluares dhe te lejojme qe Afganistani te kthehet ne nje strehe te sigurte te terrorizmit nderkombetar paralajmeroi ministrja e Jashtme e SHBA-se Hillary Clinton ne Bon.

Por parate e ndihmave nuk do te derdhen pa kufi. Ne kohen e krizes financiare blloku i ceqeve nuk perdoret lehte as nga vendet e pasura. Per me teper qe misioni i rreth 130.000 ushtareve te NATO-s per stabilizimin e Afganistanit i kushton mjaft vendeve qe vene trupat ne dispozicion. Vetem misioni i ushtrise gjermane ka gelltitur me shume se pese miliarde euro qe nga viti 2002.

Keshtu konferenca ne Bon u mjaftua me premtimin e pergjithshem per tu angazhuar ne periudhe afatgjate ne Afganistan. Mbi shumat konkrete do te vendose nje konference donatoresh vitin e ardhshem ne Tokio. Po ne forme te pergjithshme qeveria afgane premtoi serish se do te luftoje me vendosmeri korrupsionin dhe do te beje perpjekje per nje qeverisje te mire. Kete nuk e bejme per miqte tane te huaj por per popullin tone deklaroi jo pa patos ministri i Jashtem afganas Zalmay Rassoul.

Problemet nuk u tematizuan

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrja e Jashtme e SHBA-se Hillary Clinton ne Bon.

Ne Bon u fol habitshem pak per veshtiresite me te cilat do te perballet Afganistani ne tre vjetet e ardhshem. Terheqja e ushtareve te NATO-s nga rajonet e perfshira nga luftimet nuk eshte pa rrezik. Ministrat e jashtem te mbledhur ne Bon krijuan pershtypjen se perfundimi i suksesshem i misionit ushtarak eshte i garantuar. Nderkohe nuk eshte aspak e sigurte nese forcat afgane te sigurise mund tia dalin vete ne konfliktin me kryengritesit.

Nota me kritike kishte vleresimi rreth perparimeve ne fushen politike. Ne te vertete terheqja e trupave te huaja duhet te shoqerohet me procesin e pajtimit ne vend. Por hendeku mes talibaneve dhe qeverise Karzai duket me i thelle se kurre.

Kancelarja Angela Merkel theksoi rendesine e pajtimit kombetar dhe ndarjes se pushtetit Te gjitha grupet shoqerore dhe etnike duhet te perfshihen. Ne mund te ndihmojme por kete problem mund ta zgjidhin vetem vete afganet.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrat e jashtem dhe delegatet ishin optimiste per te ardhmen e Afganistanit

Tensionet aktuale mes SHBA dhe Pakistanit te dokumentuara nga mungesa e Pakistanit ne konference nuk e bejne me te lehte kete detyre. Suksesi i konferences se Bonit nuk do te demtohet nga mungesa e Pakistanit theksoi ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle. Qeveria pakistaneze ka premtuar se do ti mbeshtese rezultatet e saj.

Nderkohe qe Westerwelle e cilesoi konferencen si nje gur kilometrik perfaqesues te shoqerise civile afgane u shprehen te zhgenjyer. Ata deshironin fjale te qarta ne vend te deklaratave te pergjithshme per shembull ne lidhje me mangesite ne fushen e te drejtave te njeriut.

Autor Nina Werkhuser / E. Xhani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›