Kosova ne dhjetor do te marre udherrefyesin per liberalizimin e vizave

DW Zonja Ministre Qitaku do ta marre Kosova kete jave zyrtarisht udherrefyesin per liberalizimin e vizave
Qitaku Keshilli i ministrave te Jashtem te BE-se te henen ne mbremje konfirmoi qe deri ne fund te ketij viti Kosova zyrtarisht do te filloje dialogun per liberalizimin e vizave. Pas vendimit te keshillit te ministrave dhe ne fund fare pas takimit te lidereve te BE-se qe do te mbahen me nente dhjetor perfundimisht komisioni evropian do te marre driten e gjelber per hartimin e udherrefyesit. Pra e rendesishme eshte qe procesi te filloje zyrtarisht. Ju e dini qe Kosova para dy vitesh njeanshem ka miratuar udherrefyesin e saj per liberalizimin e vizave dhe ne njeanshem kemi bere permbushjen e shume kritereve bazuar ne proceset qe kane kaluar vendet e rajonit.
DW Ministre Qitaku nga momenti kur Kosova zyrtarisht do ta marre udherrefyesin per vizat sa mendoni se do ti duhet Kosoves qe te plotesoje kriteret ne menyre qe te hiqen vizat. Shume analiste thone se do ti duhet 2 deri ne 3 vjet
Qitaku Nese marrin shembull pervojat e rajonit ky proces ka zgjatur nga 18 muaj deri ne 22 muaj. Mirepo duke marre parasysh qe Kosova njeanshem para dy vjetesh ka miratuar udherrefyesin e saj per liberalizimin e vizave dhe shume ceshtje qe do te adresohen ne udherrefyesin e komisionit evropian ne tashme i kemi permbushur une besoj se nese vazhdojme me kete dinamike te perkushtimit ne do te jemi ne gjendje ti permbushim edhe me shpejt. Per shembull pajisja e qytetareve me pasaporta biometrike. Vendet e rajonit kete proces e kane nisur fare pak muaj para liberalizimit te vizave nderkohe qe ne e kemi filluar ende pa filluar zyrtarisht procesi i negociatave per liberalizimin e vizave. Prodhimi i pasaportave biometrike nuk eshte thjesht prodhim i nje dokumenti. Prodhimi i pasaportave biometrike ka kaluar ne nje proces skenimi nga komisioni evropian sepse nderlidhet me sigurine e dokumentacioneve. Ne se pari eshte dashur ta bejme digjitalizimin e regjistrit civil. Pra Kosova nisjen e dialogut per liberalizimin e vizave e fillon nga nje pozicion me i mire sesa vendet e rajonit.
DW Ne cilat pika te kritereve mund te kete veshtiresi ne permbushjen e tyre
Qitaku Pika me e ndjeshme qe ne duhet ta adresojme eshte ndalimi i imigrimit ilegal. Ne duhet ta themi shume hapur qe azili eshte armiku me i madh i procesit te liberalizimit te vizave. Ne duhet tua themi qytetareve tane hapur dhe publikisht qe koha e azilit ka perfunduar. Ne ose duhet te percaktohemi per proces te integrimit evropian dhe liberalizim ose per izolim dhe me pas kerkim azili. Vendet e rajonit qe tashme i kane vizat e liberalizuara po kercenohen me regjim te vizave per shkak te numrit te madh te azilkerkuesve sidomos nga Serbia dhe Maqedonia. Pra une mendoj se nje kriter shtese qe do ti imponohet Kosoves pikerisht bazuar nga pervojat e rajonit do te jete luftimi i migrimit.
DW Mund ta garantoje Kosova qe nuk do te kete migrim
Qitaku Ky nuk eshte proces qe mund te parandalohet permes apeleve politike. Ky eshte nje angazhim qe duhet te behet nga strukturat institucionale te Kosoves por edhe atyre nderkombetare. Une tashme kam pasur nje takim te perbashket me ministrin e Brendshem drejtorin e policise dhe shefin e misionit EULEX dhe ata tashme kane vendosur si prioritet luftimin e ketyre rrjeteve kriminale te cilet po perfitojne nga gjendja e rende qe po jetojne nje kategori e qytetareve te Kosoves duke u premtuar statusin e azilit neper vendet e ndryshme te Bashkimit Evropian. Ne tashme i kemi vene vetes prioritet luftimin e ketyre rrjeteve kriminale dhe nese do te demonstrojme perkushtim dhe nese do te kemi rezultate te prekshme vitin e ardhshem une besoj se do te prodhojme nje partner te fuqishem si ne komisionin evropian ashtu edhe ne vendet anetare.
DW Ministre Qitaku mendoni se marreveshja per menaxhimin e integruar te kufirit Kosove Serbi ishte nje shtytje qe Kosova ta marre udherrefyesin per vizat
Qitaku Gjithmone na eshte thene qe procesi i integrimit evropian sidomos procesi i liberalizmit te vizave eshte nje proces kryesisht teknik i cili nderlidhet me permbushjen e kritereve mirepo aq sa eshte nje proces teknik pervoja e ka deshmuar se eshte nje vendim politik i cili diktohet nga disponimet politike neper kryeqendrat e Bashkimit Evropian. Konstruktivitetin qe e ka deshmuar Kosova ne procesin e bisedimeve me Serbine e ka krijuar nje atmosfere pozitive te qendrat e Bashkimit Evropian mirepo kjo atmosfere pozitive nuk do te ishte e mjaftueshme nese Kosova paraprakisht te mos i kishte permbushur kriteret teknike.
DW Ne nje dokument qe tashme eshte publikuar ne media thuhet se Kosova duhet te beje perpjekje te medha posacerisht per forcimin e reformes se administrates publike dhe konsolidimin e sundimit te ligjit posacerisht duke dhene deshmi per lufte kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit reformave gjyqesore dhe lirine e shprehjes. Pse tash e 12 vjet pas luftes Kosova nuk arriti perparim ne keto fusha
Qitaku Nese e merrni dhe e krahasoni raportin e progresit per Kosoven dhe raportin e progresit per rajonin ju mund ta shihni qe te njejtat sfida jane adresuar per te gjithe ne krimi i organizuar korrupsioni dhe ky nuk eshte nje fenomen kosovar por eshte nje fenomen rajonal te cilin mund ta luftojme vetem nese bashkepunojme si shtete njera me tjetren. Normalisht qe Kosova ka nje aset me shume sesa vendet e tjera te rajonit. Ne kemi ketu misionin EULEX qe ka mandat se bashku me institucionet e Kosoves te luftoje krimin e organizuar dhe korrupsionin. Une mendoj qe vitin e kaluar sidomos me plotesimin e infrastruktures ligjore me ngritjen e pagave ne sistemin e drejtesise dhe policise ne kemi bere nje hap perpara per te akomoduar shtyllat kryesore institucionale te cilat kane per detyre te luftojne krimin dhe korrupsionin. Po ashtu kemi pasur disa raste te profilit te larte qe jane akuzuar per korrupsion dhe ka shume raste tjera qe jane nen hetime. shte e rendesishme qe jo vetem ta luftojme korrupsionin aty ku shfaqet por ta luftojme kulturen e korrupsionit. Ju e dini qe Kosova me dekada deri ne clirim ne vitin 1999 ka qene e privuar nga pjesemarrja ne institucione dhe hapesira publike dhe shmangia nga sistemi ka qene forme e mbijeteses. Ne tashme duhet ti bindim qytetaret qe pjesemarrja aktive ne institucione ne berjen e politikave posacerisht kerkesat per transparence dhe llogaridhenie jane shtylla kryesore e funksionit te nje shteti demokratik.
DW Cilat jane shpresat qe Kosova te hyje ne marredhenie kontraktuale me Bashkimin Evropian
Qitaku Ne raportin e Keshillit te Ministrave te BE-se qe u publikua te henen ne mbremje ministrat e jashtem rekomanduan qe Kosova duhet te hyje ne marredhenie tregtare dhe Kosoves duhet ti ofrohet qasje ne programet e komunitetit dhe keto do te shenonin edhe marredheniet e para kontraktuale ndermjet Kosoves dhe Bashkimit Evropian.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica