E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë , aksident me pasojë vdekjen në Qafë-Morinë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Qafës së Morinës në Tropojë.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para ë mëngjesit. Sipas policisë lokale mësohet se viktima është shtetsi Fatmir çelaku, 18 vjeç.
Në automjetin e aksidentuar ndodheshin edhe katër persona të tjerë që pësuan lëndime por pa rrezik për jetën.
Policia tha se ata u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur si pasojë e borës dhe ngricave në rrugën që lidh qytetin verior me Kosovën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›