E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuliqi: Vrasja e deputetit Xhindi, së shpejti një emër

Së shpejti, ekzekutuesi i ish deputetit të Partisë Socialiste do të ketë një emer. Këtë e garanton drejtori i hetimit në policine e shtetit Agron Kuliqi, i cili garanton gjithashtu se policia dhe prokuroria kanë intensifikuar hetimet për vrasjen misterioze të vitit të kaluar.

"Po punohet, eshte prioriteti yne kryesor. Eshte nje grup pune
permanent, me specialistet me te mire, dhe sot po ju them qe paradite
kemi pasur nje analize te detajuar te kesaj ngjarjeje, do te kete
analiza ne menyre te vazhdueshme me prokurorine. Une jam i bindur qe
shume shpejt do te kete nje emer", thote Agron Kuliqi, drejtor i
hetimeve.

Gjatë analizës së muajit të parë të 2010, ku janë shënuar 12 vrasje
kuliqi, deklaron se po hetohet dhe puna e bluve, jo vetëm për t’i
zbuluar por dhe parandaluar ato.

"Ka nje rritje te forces zbuluese 100 per qind, per 12 vrasjet e
ndodhura, dhe ka nje rritje te arrestimeve te presonave ne maesn 96 per
qind. Nga 12 vrasje qe kane ndodhur kete vit, 11 jane te arrestuar dhe
12 jane te zbardhura. Strukturat e prokurorise, ne bashkepunim me
strukturat tona jane duke hetuar, motivet, mundesite e parandalimit dhe
cilat jane shkaqet qe kane sjell keto ngjarje", vijon Kuliqi.

Kuliqi thotë se numri i lartë i vrasjeve gjatë janarit i dedikohet dhe
pranisë së madhe të emigrantëve me konflikte në këtë periudhe.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›